Bota

Bllokohet nga Twitter dhe Facebook! Kompanitë marrin masa ndaj postimeve të rënda të Trump, për 12 orë nuk mundet të shkr

7 Janar 2021, 07:23 Nga DOSJA
Bllokohet nga Twitter dhe Facebook! Kompanitë marrin masa ndaj postimeve

SHBA– Presidenti aktual i SHBA-së, Donald Trump është pezulluar nga rrjetet sociale si Twitter dhe Facebook për 12 orë. Llogarinë e Trump mbyllen pas protestës që nisi mbrëmjen e djeshme në në Capitol Hill të SHBA-së, ku mbetën të vdekur 4 persona dhe u arrestuan 52 të tjerë.

BBC raporton se kompania Twitter ka marrë këtë vendim pasi sipas tyre Trump ka bërë shkelje të përsëritura dhe dhe të rënda të politikës së Integritetit Civil në tre postime të tij.

Si rezultat i situatës së paparë dhe dhunës së vazhdueshme në Uashington, kemi kërkuar heqjen e tre postimeve nga [llogaria] @realDonaldTrump – të cilat janë bërë gjatë ditës së sotme – për shkak të shkeljeve të përsëritura dhe të rënda të politikës sonë të Integritetit Civil”, tha platforma sociale.

Twitter ka paralajmëruar se nëse Trump nuk fshin këto tre postime problematike, atëherë llogaria e tij do të mbyllet përfundimisht. Edhe Facebook ka bërë të ditur se do të ndalojë postimet nga faqja e presidentit Donald Trump.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump kolegji zgjedhor mbyllet twitter i trump trazira per zgjedhjet ne shba donald trump kolegji zgjedhor mbyllet twitter i trump trazira per zgjedhjet ne shba

Sondazh

Poll