Bota

Protestat e dhunshme në SHBA/ Reagojnë liderët botërorë: Skena shokuese, rezultati i zgjedhjeve demokratike duhet të respe

7 Janar 2021, 07:22 Nga DOSJA
Protestat e dhunshme në SHBA/ Reagojnë liderët

SHBA-Një numër i madh liderësh në të gjithë botën kanë dënuar dhunën në protestat në Shtetet e Bashkuara ditën e djeshme. Kryeministri britanik, Boris Johnson e ka përshkruar skenën në Capitol Hill si të turpshme.

“Skena të turpshme në Kongresin e SHBA. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë për demokracinë në të gjithë botën dhe tani është fondamentale që të ketë një transferim të qetë dhe të rregullt të pushtetit,”- ka thënë ai. 

Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i cilësoi skenat si shokuese.

“Skena shokuese në SHBA. Rezultati i këtyre zgjedhjeve demokratike duhet të respektohet”, shkruan Stoltenberg.

Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli bëri thirrje që votat demokratike duhet të respektohen.

“Skena thellësisht shqetësuese nga Capitol i SHBA sonte. Votat demokratike duhet të respektohen. Ne jemi të sigurt që SHBA do të sigurojë që rregullat e demokracisë të mbrohen,”-ka thënë ai.

Ditën e djeshme SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive e thirrur nga Donald Trump në mënyrë që të ndalohej çertifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor. Në protestën protestuesit kanë çarë kordonin policor dhe kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara. Gjithashtu, janë gjetur të paktën 2 pajisje shpërthyese dhe 4 persona kanë vdekur dhe shumë janë plagosur për shkak të dhunës.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kolegji zgjedhor trazira per zgjedhjet ne shba kolegji zgjedhor trazira per zgjedhjet ne shba

Sondazh

Poll