Politike

E njëjta histori! Si Erdogan i gjendet pranë Ramës me premtime elektorale çdo pragfushate, investimet e bujshme që kanë za

6 Janar 2021, 18:21 Nga DOSJA
E njëjta histori! Si Erdogan i gjendet pranë Ramës me premtime

TURQI– Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan, i konsideruar si një mik i vyer nga kryeministri Edi Rama, e ka ndihmuar gjithmonë këtë të fundit parg fushate. Sot, gjatë vizitës dy ditore që Rama nisi në Turqi, Erdogan zbuloi pa dashur prapaskenat e një marrëveshjeje të bërë me kryeministrin shqiptar për ndërtimin e spitalit të Fierit.

Siç edhe u raportua nga Dosja.al, Erdogan e bëri të qartë dhe me bindje tha se ky spital, do të ishte gati para zgjedhjeve të 25 prillit.

Ndiqni videon nga momenti:

Por, kjo nuk është hera e parë, që Erdogan, pikërisht në momentin që kryeministri Rama përgatitet të nisë betejën në kutitë e votimit, del me deklarata për investime të bujshme në Shqipëri. Edhe në vitin 2017, Erdogan bën premtime elektorale në vendin tonë, në emër të kryeministrit Edi Rama.

Në një intervistë për ‘Top Story’, tre vite më parë, Erdogan deklaroi se pas zgjedhjeve, për të cilat tha qartë se kishte shumë dëshirë që t’i fitojë Rama, Turqia do rrisë akoma dhe më tepër investimet.

Investimet turke në Shqipëri kanë arritur në nivele shumë serioze, rreth 3 miliardë euro investime. Nuk e di sa investime keni marrë nga vendet e BE, por tonat nuk do të ndalen. Në Shqipëri ne kemi një rreze të gjerë investimesh dhe disa ditë më parë disa sipërmarrës turq biseduan me mua në lidhje me perspektivën e investimeve në Shqipëri pas zgjedhjeve”, u shpreh kreu i shtetit turk ndër të tjera në 2017.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama presidenti turk rexhep tajip erdogan edi rama presidenti turk rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll

Politike 6 Janar 2021, 15:49

TIRANË- Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për vdekjen e kantautorit  Kujtim Prodani, në moshën 57-vjeçare. N...