Politike

Zbardhen marrëveshjet, Turqia dhe Shqipëria do të restaurojnë Xhaminë e Plumbit në Shkodër, 100 pacientë shqiptarë do t

6 Janar 2021, 18:13 Nga DOSJA
Zbardhen marrëveshjet, Turqia dhe Shqipëria do të

TIRANË– Zbardhen dy nga marrëveshjet e formosura në Turqi nga kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan. Në një status në rrjetet sociale, ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka bërë me dije se në vazhdën e marrëveshjeve të nënshkruara sot në Ankara mes Shqipërisë dhe Turqisë ishte edhe restaurimi i Xhamisë së Plumbit në Shkodër.

“Do ta quaja një fillim të mbarë dhe një ogur të mirë, që një nga punët e para të këtij viti të ri lidhet me restaurimin e shtëpisë së Zotit. Por Xhamia e Plumbit nuk është thjesht një objekt kulti. Ajo është pjesë e trashëgimisë sonë kulturore. Ndaj dhe Marrëveshja që nënshkruam sot në Ankara, mes Drejtorisë së Përgjithshme të Fondacioneve të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë, përfaqësuar nga Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Z. Mehmet Nuri Ersoy dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë synon “Restaurimin dhe Konstruksionin e sistemit të mbrojtjes nga përmbytjet për Xhaminë e Shkodrës” merr një rëndësi të veçantë. Një marrëveshje e shumëpritur jo vetëm nga banorët e Shkodrës apo besimtarët myslimanë, por edhe për të gjithë shqiptarët, që e kanë të gdhendur në memorie pamjen e xhamisë së përmbytur nga ujërat. Kësaj kohe po i vjen fundi dhe ato imazhe do të jenë vetëm një kujtim,”- shkruan Margariti teksa ka publikuar edhe disa foto nga vizita e saj në Turqi.

Ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shkruan se sot në Ankara është nënshkruar edhe marrëveshja ndërmjet qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim në fushën e Shëndetësisë. Marrëveshja e firmosur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Dr.Fahrettin Koca, nënkupton se çdo vit, 100 pacientë në vit nga Shqipëria për ndërhyrje të vështira, që kanë nevojë për trajtim tejet të specializuar do të dërgohen në Turqi për tu kuruar. Kjo gjë do të bëhet falas.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë dyditore në Turqi me ftesë të presidentit turk, Rexhep Tayip Erdogan. Vizita ka në fokus sipas mediave turke, rishikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke hedhur hije dyshime për një ftohje të raportit Rama-Erdogan, pas vendimit të Greqisë për t’u zgjeruar me 12 milje në Detin Jon. Një ditë para se Rama të nisej në Turqi, pati edhe një telefonatë nga Athina zyrtare, ku ministri i Jashtëm, Nikos Dendias komunikoi me kryeministrin shqiptar në lidhje me detin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne turqi 6 janar recep tayip erdogan edi rama edi rama ne turqi 6 janar recep tayip erdogan

Sondazh

Poll

Politike 6 Janar 2021, 15:49

TIRANË- Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për vdekjen e kantautorit  Kujtim Prodani, në moshën 57-vjeçare. N...