Art&Argëtim

Covid shtyn ndarjen e çmimeve Grammy për në 14 Mars

6 Janar 2021, 17:38 Nga DOSJA
Covid shtyn ndarjen e çmimeve Grammy për në 14 Mars

SHBA- Ndarja e çmimeve Grammy për vitin 2021 është shtyrë me 14 mars. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se shkak për shtyrjen e ndarjes së çmimeve është pandemia e Covid. Ceremonia e ndarjes së çmimeve në industrinë muzikore pritej që të mbahej në 31 janar por shtimi i infektimeve të shumta me Covid në Los Anxhelos e ka shtyrë atë në 14 mars.

Akademia që drejton çmimet Grammy në një deklaratë tha se gjëja më e rëndësishme tani është shëndeti dhe siguria e njerëzve. Ndër të tjera në njoftimin e Grammy shkruhet se njerëzit që punojnë për ceremoninë janë të shumtë dhe se shëndeti i tyre është i rëndësishëm.

“Asgjë nuk është më e rëndësishme sesa shëndeti dhe siguria e atyre në komunitetin tonë muzikor dhe qindra njerëzve që punojnë pa u lodhur në prodhimin e shfaqjes,” tha një deklaratë nga Akademia e Regjistrimit, e cila drejton Grammy.

Ndërkohë që nominimet këtë vit janë kryesuar nga këngëtaret Taylor Swift, Beyonce dhe këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

argetim argetim beyonce cmimet grammy dua lipa taylor swift beyonce cmimet grammy dua lipa taylor swift

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 6 Janar 2021, 07:20

Ikonë e modës! Jeta e Pierre Cardin mes fotove

FRANCË– Ikona e modës, Pierre Cardin, i cili ndërroi jetënë moshën 98 vjeç, ishte i famshëm për modelet e tij novatore dhe të përjetshme të ve...