Art&Argëtim

‘”Po tallesh ti apo…”/ Redon Makashi tregon si e mësoi vdkjen Kujtim Prodanit: E pabesueshme, nuk e imagjinoj dot! Isht

6 Janar 2021, 16:06 Nga DOSJA
‘”Po tallesh ti apo…”/ Redon Makashi tregon si e

TIRANË- Këngëtari Redon Makashi, ka prekur me fjalët për ndarjen nga jeta të kantautorit të njohur Kujtim Prodani, i cili humbi betejën me Covid-19. Në një lidhje telefonike për News24, këngëtari Redon Makashi është shprehur se vdekja e tij ishte një lajm i pabesueshëm  pasi Prodani ishte një njeri i fortë dhe gjithmonë i buzëqeshur.

Mes të tjerash, ai ka treguar se lajmin e trihstë ja kishte dhënë  dhënë Aleksandër Gjoka ndërkohë që fillimisht nuk e ka marrë me serizozitet.

“Ishte befasi, as e prisja këtë gjë. Është e pabesueshme, ishte gjithë ai djalë i fortë, i ri, me atë humorin e tij. Është një humbje për artin shqiptar. Ne si miqtë e tij e ndjejmë më tepër se publiku, sepse e kemi pasur mik, shok, koleg. Ne udhëtonim bashkë, ishte një person që kishte gjithmonë humor. Asnjëherë nuk e kam ndjerë një problem apo hall që ta thoshte, ishte gjithmonë pozitiv. Është komplet e pabesueshme kjo gjë, mendonim se do t’ia hidhte. Kjo qenka një e keqe e madhe. Ne kemi komunikuar bashkë dhe jemi takuar në një ambient të një mikut tonë, ku ai shkonte shpesh për një birrë apo hante diçka. E shikoja gjithmonë të buzëqeshur, kur na shihte, na ftonte gjithmonë në tavolinë. Së fundi, ishin gati 5-6 materiale, që do t’i bënte videoklipe, dhe kur e pashë me maskën e oksigjenit, mendova se do t’ia dilte, që ta merrja e ta uroja, por ja që s’mundi. E gjithë familja e tij ka lënë gjurmë në kulturën shqiptare. Kujtimin s’e imagjinoj dot, bënte gjithmonë ecje nga Liqeni. Ishte shumë i fortë. Më tha Sandri për lajmin dhe i thashë ‘po tallesh ti apo…’”, tha Makashi.

Kujtim Prodani ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 57-vjeçare. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë dhënë miqtë dhe familjarët në rrjetet sociale të cilët shprehen të pikëlluar për këtë humbje të papritur.  Kujtim Prodani ishte kantautor i dhjetra këngëve të muzikës së lehtë shqiptare, e për vite me radhë ka qenë pjesë e skenave të festivaleve të shumta.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture nderron jete kujtim prodani redon makashi nderron jete kujtim prodani redon makashi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 6 Janar 2021, 07:20

Ikonë e modës! Jeta e Pierre Cardin mes fotove

FRANCË– Ikona e modës, Pierre Cardin, i cili ndërroi jetënë moshën 98 vjeç, ishte i famshëm për modelet e tij novatore dhe të përjetshme të ve...