Art&Argëtim

Do na duhet të presim! Shtyhen çmimet ‘Grammy 2021’ organizatorët caktojnë datën 14 Mars për zhvillimin e even

6 Janar 2021, 07:25 Nga DOSJA
Do na duhet të presim! Shtyhen çmimet ‘Grammy 2021’

SHBA– Çmimet Grammy 2021 do shtyhen për shkak të koronavirusit . Sipas njoftimit të Akademisë së Regjistrimit, Çmimet e 63-të GRAMMY do të mbahen të Dielën më14 Mars, 2021 në CBS.

Ceremonia do të mbahet me të gjitha masat e parashikuara të sigurisë, pa praninë e publikut. Eventi ishte përcaktuar të zhvillohej për 31 janar në Los Angeles, në Staples Center, aty ku kanë ndodhur të gjitha ngjarjet e mëparshme.

Njoftimi i Akademisë 

“Pas diskutimeve të kujdesshme me ekspertë të shëndetit, dhe artistët tanë, ne vendosëm të shtyjmë çmimet e 63-të vjetore GRAMMY për të Dielën, 14 Mars 2021. Gjendja e përkeqësuar  në Los Anxhelos, me shërbimet spitalore dhe të sapoardhurit nga shtetet dhe qeveritë lokale na çuan në përfundimin se shtyrja e shfaqjes sonë ishte gjëja e duhur për të bërë. Asgjë nuk është më e rëndësishme sesa shëndeti dhe siguria e njerëzve tanë.Ne duam të falënderojmë të gjithë artistët, stafin, dhe veçanërisht kandidatët e këtij viti për mirëkuptimin, durimin dhe gatishmërinë e tyre për të punuar me ne ndërsa kalojmë këto momente“.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz cmimet grammy shtyhen cmimet grammy cmimet grammy shtyhen cmimet grammy

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 6 Janar 2021, 07:20

Ikonë e modës! Jeta e Pierre Cardin mes fotove

FRANCË– Ikona e modës, Pierre Cardin, i cili ndërroi jetënë moshën 98 vjeç, ishte i famshëm për modelet e tij novatore dhe të përjetshme të ve...