Art&Argëtim

‘Ajo i ka dhënë fund’/ Kim Kardashian nis procedurat e divorcit nga Kanye West, punëson avokaten e njohur amerikane

6 Janar 2021, 07:36 Nga DOSJA
‘Ajo i ka dhënë fund’/ Kim Kardashian nis procedurat e

SHBA– Kim Kardashian dhe Kanye West po divorcohen pas një viti të trazuar për martesën e tyre! Ky është lajmi që ka pushtuar të gjitha mediat anë e mbanë botën.

Burime të shumta kanë konfirmuar për ‘Page Six’ se ylli ‘Keeping Up With The Kardashian’ i ka dhënë fund me reperin pasi çifti kanë “jetuar jetë të ndara” në muajt e fundit. Kjo i përforcoi më shumë zërat në momentin kur Kim u pikas pa unazën e saj të fejesës.

“Divorci është i pashmangshëm. Ata po e mbajnë me zë të ulët, por gjërat janë bërë, “tha një person i brendshëm.

“Kim ka punësuar Laura Wasser dhe ata janë në bisedime për zgjidhje”, shtojnë burimet

Laura është avokatja e cila ka përfaqësuar Kim me divorcin e saj të vitit 2013 me yllin e NBA Kris Humphries. Ajo ka trajtuar edhe ndarjen e Angelina Jolie nga Brad Pitt dhe është duke punuar në çështjen e Kelly Clarkson nga ish partneri Brandon Blackstock .

Për më tepër, TMZ raportoi se martesa e tyre ishte në telashe në gjysmën e dytë të vitit 2020 e se Kim ishte e gatshme t’i jepte fund marrëdhënies kur Kanye filloi të luftonte me çrregullimin e tij bipolar. Kim besonte se do të ishte mizore ta linte atë në atë kohë, pasi burime të shumta i thanë medias se dyshja kanë adresuar çështjet e tyre në këshillimin e martesës.

Çifti janë prindër të katër fëmijëve të cilët erdhën në jetë nga martesa e tyre që u kurorëzua në vitin 2014.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz kanye west kim kardashian ndahet kim kardashian kanye west kim kardashian ndahet kim kardashian

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 6 Janar 2021, 07:20

Ikonë e modës! Jeta e Pierre Cardin mes fotove

FRANCË– Ikona e modës, Pierre Cardin, i cili ndërroi jetënë moshën 98 vjeç, ishte i famshëm për modelet e tij novatore dhe të përjetshme të ve...