Aktualitet

Veliaj: Kujtim Prodani e deshi aq shumë Tiranën, sa nuk u lodh asnjëherë së kënduari qytetit të tij

6 Janar 2021, 16:10 Nga DOSJA
Veliaj: Kujtim Prodani e deshi aq shumë Tiranën, sa nuk u lodh

TIRANË- Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të një prej kantautorëve më të mirë në vend. Përmes një mesazhi, Veliaj thekson se Kujtim Prodani e deshi aq shumë Tiranën, sa nuk u lodh asnjëherë së kënduari qytetit të tij.

“Kujtim Prodani e deshi aq shumë Tiranën, sa nuk u lodh asnjëherë së kënduari qytetit të tij.  Sot ai u nda nga jeta, duke hidhëruar zemrat e të gjithëve ne që kemi admiruar talentin dhe muzikën e tij unike.  U prehsh në paqe! Ngushëllime familjes dhe komunitetit të artistëve”, shkruan Veliaj.

Kujtim Prodani ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 57-vjeçare. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë dhënë miqtë dhe familjarët në rrjetet sociale të cilët shprehen të pikëlluar për këtë humbje të papritur. Pak ditë më parë, konkretisht në datën 30 Dhjetor, Prodani njoftoi të gjithë miqtë e tij që ishte duke u përballur me Covid në spitalin e Sanatoriumit.

Kujtim Prodani ishte kantautor i dhjetra këngëve të muzikës së lehtë shqiptare, e për vite me radhë ka qenë pjesë e skenave të festivaleve të shumta.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj kujtim prodani nderron jete kujtim prodani erion veliaj kujtim prodani nderron jete kujtim prodani

Sondazh

Poll