Agjencia e Barnave Evropiane miraton përdorimin e vaksinës Moderna
6 Janar 2021, 12:27Nga DOSJA
AMSTERDAM– Agjencia e ilaçeve e Bashkimit Evropian(EMA) i dha dritën jeshile vaksinës anti-Covid të Moderna për përdorim. Ky vendim i jep mundësin 27-vendeve anëtare që të marrin një vaksinë të dytë, në betejën kundër Covid-19.
Rekomandimi i miratimit nga komiteti i ilaçeve të Agjencisë Evropiane të Barnave, i cili duhet të jetë i vulosur nga komisioni ekzekutiv i BE-së vjen mes niveleve të larta të infeksioneve në shumë vende të BE dhe kritikave të forta të ritmit të ngadaltë të vaksinimeve.
“Kjo vaksinë na siguron një mjet tjetër për të kapërcyer emergjencën aktual. Ishte një dëshmi e përpjekjeve dhe angazhimit të të gjithë që të kemi këtë vaksinë të dytë, pas njw viti nga deklarimi i pandemisë nga OBSH,”-ka thënë Emer Cooke, Drejtor Ekzekutiv i EMA.
Më herët, EMA ka aprovuar vaksinë e koronavirusit të bërë nga prodhuesi i ilaçeve amerikane Pfizer dhe BioNTech i Gjermanisë. Vendet e Bashkimit Evropian kanë marrë vaksinën dhe kanë filluar procesin e shpërndarjes së dozave të para më 27 dhjetor. Moderna është vaksina e dytë e cila u aprovua për përdorim emergjent.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SUDAN– Një vajzë është përdhunuar nën kërcënimin e thikës nga 20 burra në një rrugë në Sudan pasi rrethuan makinën në të cilën ajo udhëtonte dhe e tërhoqë...
GREQI-Vaksinimi i popullatës së përgjithshme kundër Covid-19 në Greqi do të fillojë në 20 janar. Lajmi është konfirmuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotaki...
ITALI– Një letër e publikuar pak kohë më parë ka bërë xhiron e rrjetit nga një mësues italian drejtuar figurave të ekranit italian. Letra është publikuar ...
INDI-Një unazë në formë luleje me 12,638 diamante të vegjël është prodhuar në Indi. Sipas mediave, kjo është një shifër rekord diamantesh dhe për këtë arsye ka ...
SHBA– Në vitin 2020, Anthony Fauci ishte fatsjellësi i Amerikës, dhe do të jetë sigurisht edhe këtë vit, duke pasur parasysh që Joe Biden i kërkoi të bëhe...
KOSOVË– Kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar sot se Kosova ka në plan të vaksinojë rreth 20 mijë qytetarë në ditë brenda muajit shkurt. Këto janë ...
ZVICËR-Mutacioni i ri i Covid-19 është zbuluar në Zvicër. Sipas mediave të huaj, rreth 28 persona kanë rezultuar pozitiv në shtatë kantone në Zvicër.Ndërko...