Bota

Punonte për të shlyer borxhin, shqiptari në Angli kapet me fshesë në dorë duke pastruar gjethet e kanabisit

6 Janar 2021, 10:39 Nga DOSJA
Punonte për të shlyer borxhin, shqiptari në Angli kapet me

ANGLI-Një ngjarje sa e rrallë aq dhe e çuditshme është raportuar nga mediat britanike, ku raportohet se një 41-vjeçar shqiptar u kap para një shtëpie ku kultivohej kanabis duke pastruar gjethet e lëndës narkotike që kishin rënë në asfalt pasi ishte larguar një pjesë e saj.

Historia e shqiptarit Dritan Pepa i kapur në një shtëpi ku kultivohej kanabis në Stoke ka tërhequr mjaft vëmendjen e mediave britanike, si raporton dhe Birmingam.co.uk, ku policia angleze pas një sinjalizimi të marr nga fqinjët  mbërriti në adresën ku ndodhej shtëpia, në të cilën kultivohej kanabis. Kur shkuan policët, Pepa ishte me një fshesë me korrent në dorë duke pastruar asfaltin prej gjetheve të kanabisit.

Pas kontrollit të kryer, policia gjeti në shtëpi edhe 178 bimë të tjera kanabisi, si edhe mjaft vazo të tjera bosh. Këto të fundit ishin prerë dhe larguar, ndoshta pas përfundimit të ciklit të rritjes. Pas arrestimit, Pepa i tha policisë se i kishte 27 mijë paund borxh një grupi kriminal shqiptarësh, të cilët më pas e kishin detyruar që të punonte në “shtëpitë e barit” për të shlyer detyrimin.

Ai tha se kishte udhëtuar në ishull me kamion dhe më pas ishte vënë në kontakt me grupin kriminal të shqiptarëve, të cilët i kishin thënë se duhej të punonte në shtëpinë në fjalë deri sa të shlyhej borxhi. 41-vjeçari shqiptar u dënua me 12 muaj burg nga autoritetet britanike me akuzën e kultivimit të drogës së kategorisë “B”.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kapet shqiptari ne angli kapet shqiptari ne angli

Sondazh

Poll

Bota 6 Janar 2021, 10:05

1700 vjet jetë hebreje në Gjermani

Dorëzimi i një dekreti perandorak nuk ishte gjë e lehtë në shekullin IV. Një video në faqen e internetit të shoqatës 321-2021: 1700 vjet jetë hebreje në Gjerman...