Bota

Kryeministri grek Mitsotakis: Vaksinimi i përgjithshëm do fillojë në 20 janar, të parët personat mbi 85 vjeç

6 Janar 2021, 12:09 Nga DOSJA
Kryeministri grek Mitsotakis: Vaksinimi i përgjithshëm do fillojë

GREQI-Vaksinimi i popullatës së përgjithshme kundër Covid-19 në Greqi do të fillojë në 20 janar. Lajmi është konfirmuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i cili ka deklaruar se vaksinimi do fillojë në 20 janar, duke nisur me moshën 85 vjeç e lartë. Gjithashtu, ai ka bërë të ditur se platforma elektronike për regjistrimin e personave që do të marrin vaksinën do të hapet më 11 janar.

Ne vaksinojmë rreth 5,000 bashkëqytetarë tanë në ditë dhe jam i sigurt që me këtë ritëm do të mbajmë planifikimin tonë. Vaksinimi i bashkëqytetarëve tanë mbi 85 vjeç do të fillojë në 20/1 dhe platforma për takime do të hapet në 11/1,”-ka thënë ai. 

Ndërsa ditën e djeshme, autoritetet kanë lajmëruar se procesi i vaksinimi po ecën sipas planit, ku deri më tani në vend janë vaksinuar 16, 635 persona.

Greqia ka filluar vaksinimin e me Pfizer dhe BionTech, më 27 dhjetor. Operacioni i vaksinimit është vendosur që të kodohet me emrin “Liria”, si simbolikë e çlirimit nga pandemia e koronavirusit, duke marrë shkasë edhe nga 200-vjetori i krijimit të shtetit grek. Që prej fillimit të pandemisë në Greqi janë shënuar 141,453 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 5,051 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni greqi kyriakos mitsotakis vaksinimi ne greqi greqi kyriakos mitsotakis vaksinimi ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 6 Janar 2021, 10:58

Shkencëtari që u bë fatsjellësi i Amerikës

SHBA– Në vitin 2020, Anthony Fauci ishte fatsjellësi i Amerikës, dhe do të jetë sigurisht edhe këtë vit, duke pasur parasysh që Joe Biden i kërkoi të bëhe...