Bota

I refuzohet lirimi me kusht, Julian Assange mbetet në burg

6 Janar 2021, 12:01 Nga DOSJA
I refuzohet lirimi me kusht, Julian Assange mbetet në burg

BRITANI– Julian Assange humbi sot mundësinë për t’u bërë një njeri i lirë pas gati 10 vjet burg pasi atij i’u refuzua garancia për lirim me kusht nga një gjykata. Themeluesi i WikiLeaks fitoi në mënyrë dramatike luftën e tij ligjore kundër një përpjekje të SH.B.A.-së për ta ekstraduar atë të Hënën dhe në një seancë dëgjimore këtë mëngjes avokatët e tij argumentuan se ai duhej të lirohej menjëherë nga Belmarsh dhe të mbahej në arrest shtëpiak.

Por atij i’u refuzua lirimi me kusht nga burgu i Sigurisë së Lartë për shkak të rrezikut që ai mund të përpiqej të ikte ndërsa zyrtarët amerikanë vendosën një sfidë të re ligjore, që do të thotë se ai do të vazhdojë të mbahet atje për të paktën dy javë.

Avokatët e Assange kishin argumentuar se ai kishte të drejtën për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar tani që kërcënimi i ekstradimit në SH.B.A. ishte hequr dhe pretenduan që Belmarsh ishte i pasigurt për shkak të një shpërthimi të Covid.

“Ai është dikush që e ka treguar veten të aftë për të bërë gjëra të jashtëzakonshme për të shmangur ekstradimin,”– tha avokatja e qeverisë amerikane, Clair Dobbin.

Stella Moris – me të cilën Assange ka dy djem pasi ata u dashuruan ndërsa ajo ishte avokatja e tij – mori pjesë në seancën e sotme por ende nuk ka dhënë reagimin e saj. Të hënën, zyrtarët amerikanë mbetën të zhgënjyer pasi gjykatësja Vanessa Baraitser vendosi që ai nuk mund të dërgohet në SH.B.A. për t’u përballur me akuza spiunimi për shkak të rrezikut të jetës në burgun famëkeq ‘Supermax’ ku mbahet Abu Hamza raporton DailyMail. 

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ekstradimi i julian assange ekstradimi i julian assange

Sondazh

Poll

Bota 6 Janar 2021, 10:58

Shkencëtari që u bë fatsjellësi i Amerikës

SHBA– Në vitin 2020, Anthony Fauci ishte fatsjellësi i Amerikës, dhe do të jetë sigurisht edhe këtë vit, duke pasur parasysh që Joe Biden i kërkoi të bëhe...