Bota

Shkencëtari që u bë fatsjellësi i Amerikës

6 Janar 2021, 10:58 Nga DOSJA
Shkencëtari që u bë fatsjellësi i Amerikës

SHBA– Në vitin 2020, Anthony Fauci ishte fatsjellësi i Amerikës, dhe do të jetë sigurisht edhe këtë vit, duke pasur parasysh që Joe Biden i kërkoi të bëhej, përtej pozicioneve zyrtare, këshilltari i tij i parë në fushatën kundër Covid19.

Vetë Presidenti i zgjedhur, në një intervistë për CNN më 3 dhjetor 2020, tha: “Unë jam gati të vaksinohem publikisht, sapo Fauci të thotë se gjithçka është në rregull”.

Anthony Fauci mbushi 80 vjeç më 24 dhjetor, në prag të asaj që u shpall si Krishtlindja më e errët në historinë e dekadës së fundit. Ai është virologu më i njohur në Shtetet e Bashkuara dhe është gjithashtu një pikë referimi absolute në të gjithë botën. Në muajt e fundit, Fauci ka qenë personi më i intervistuar nga media në të gjithë botën sipas The New Yorker.

“Unë jam nga New Yorku, siç mund ta kuptoni nga theksi im,”-tha Fauci.

Ai lindi në Brooklyn, ku stërgjyshi i tij erdhi në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë, pasi qe nisur nga Sciacca, në Siçili. Babai i tij kishte një farmaci, ku angazhonte të gjithë familjen. Nëna dhe motra punonin në banak. Toni bënte dërgesat pasdite kur ishte në shkollë të mesme, dhe më pas në kohën midis provimeve në Cornell University Medical College në New York.

Fauci ka punuar gjithmonë për qeverinë. Kur ishte 28 vjeç, u bashkua me Institutin Kombëtar të Shëndetit dhe në moshën 44 vjeçare, u bë drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive në Uashington. Një pozicion që ai ka mbajtur deri më sot, duke u përballur me epidemi vdekjeprurëse të tilla si Ebola dhe AIDS, duke kaluar epoka rrënjësisht të ndryshme, në kohën e gjashtë presidentëve, nga Ronald Reagan te Donald Trump.

Më 30 janar 2020, Trump e thirri në task forcën anti-virus të Shtëpisë së Bardhë. Që nga ai moment, shkencëtari, siç e tregoi vetë, u detyrua të zvogëlonte me nga pesë, në katër orë gjumin dhe të hiqte dorë nga ecja e përditshme 3 kilometra.

Në fillim, marrëdhënia duket se funksionoi. Për një arsye shumë të thjeshtë: midis Janarit dhe mesit të Shkurtit, edhe Fauci nënvlerësoi ndikimin e mundshëm të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara.

Një foto e 20 marsit, mbetet e paharrueshme: Trumpi flet me gazetarët, ndërsa Fauci mbulon fytyrën me një dorë. Që atëherë, udhëheqësi amerikan ka kërcënuar se do ta pushojë nga puna çdo javë. Ose që ta heshtë, duke e degdisur në reshtat e dytë të Administratës. Por Fauci nuk u tërhoq kurrë.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anthony fauci anthony fauci

Sondazh

Poll

Bota 6 Janar 2021, 10:05

1700 vjet jetë hebreje në Gjermani

Dorëzimi i një dekreti perandorak nuk ishte gjë e lehtë në shekullin IV. Një video në faqen e internetit të shoqatës 321-2021: 1700 vjet jetë hebreje në Gjerman...