Bota

Holanda nis vaksinimin dy javë pas vendeve të tjera Evropiane, një infermiere e shtëpisë së të moshuarve personi i parë

6 Janar 2021, 10:01 Nga DOSJA
Holanda nis vaksinimin dy javë pas vendeve të tjera Evropiane,

HOLANDË-Holanda nisi sot vaksinimin. Dy javë pas shumicës së vendeve të tjerë të Bashkimit Evropian, Holanda filloi programin e saj të vaksinimit Covid-19, me stafin e shtëpive të të moshuarve dhe punëtorët të vijës së parë pandemisë

Sanna Elkadiri, një infermiere në një shtëpi të moshuarish me probleme të shëndetit mendor ishte e para që mori vaksinën Pfizer-BioNTech në një qendër vaksinimi masive në Veghel, 120 km (75 milje) në juglindje të Amsterdamit.

Qeveria holandeze ka qenë nën kritika të ashpra për fillimin e saj të vonë të vaksinimeve. Kryeministri Mark Rutte iu tha ligjbërësve ditën e djeshme se autoritetet ishin të përqendruar te përgatitja e vaksinën e lehtë për tu trajtuar nga Universiteti i Oxfordit dhe AstraZeneca, e cila ende nuk është aprovuar nga Bashkimi Evropian.

Ndërkohë, ministri holandez i Shëndetësisë Hugo de Jonge nuk i komentoi kritikat, ai e quajti fillimin e procesit të vaksinimit një hap për të dalë nga kriza.

“Më në fund, pas 10 muajsh krize, sot ne kemi filluar t’i japim fund kësaj krize. Por, do të duhet pak kohë para se të kemi lënë pas gjithë problemet që na solli,“-ka thënë ai.

Holanda që prej fillimit të pandemisë ka shënuar 834,064 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 11,826 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota holand holanda nis vaksinimin sanna elkadiri holand holanda nis vaksinimin sanna elkadiri

Sondazh

Poll