Bota

Shpërthimi në Kosovë/ Si i shpëtoi shpërthimit, rrëfimi i gruas që ndodhej në ‘vendin e duhur’: Familjen e kam në g

6 Janar 2021, 08:43 Nga DOSJA
Shpërthimi në Kosovë/ Si i shpëtoi shpërthimit,

KOSOVË– Shpërthimi që ka ndodhur ditën e djeshme në Kosovë, ka lënë dhjetëra të plagosur, por ka edhe prej atyre që kanë shpëtuar lëndimit. Leonora Beka është një prej personave që nuk është lënduar gjatë shpërthimit. Ajo jeton në Zvicër, por kishte ardhur që të kalonte festat me familjen e saj.

Në një rrëfim për mediat ajo ka rrëfyer se ka të plagosur familjen e saj, babain, vëllain, mbesën  e saj 5 vjeç dhe nusen e vëllait, e cila është shtatzënë në muajin e tetë. Ndërsa vetë ka shpëtuar, pasi në momentin e shpërthimit ka qenë në tualet.

Vëllai i saj, sipas dëshmitares është në listën e personave që do të dërgohen për shërim jashtë vendit.

“E kam babin, vëllain, nusen e vëllait dhe mbesën e vëllait 5 vjeçare, vëllain e kam shumë të lënduar edhe babain janë në Prishtinë në QKUK. Dy duart dhe këmbët i ka nusja edhe është shtatzënë, vajzës i është veshi, qafa, flokët edhe gjysma e fytyrës. Nusja e ka komplet fytyrën, flokët deri në lëkurë. Unë kam shpëtuar veç flokët i kam pak të djegura.  Në muajin e tretë të shtatzënisë, por, për momentin bebja është mirë. Nusja i mban mend të gjitha, vetëm nuk e dinë që do i trasferojnë për Turqi. Duhet t’i përgatisim t’i tregojmë.  I falënderoj të gjithë që na kanë ndihmuar, taksisat na kanë çuar të gjithëve në spital. 90% është e sigurt që kanë për ta dërguar sot, vëllai i im është në atë listë, babai ka për të qëndruar këtu. Babi fytyrën e ka, duart edhe kokën. Unë jetoj në Zvicër, dola me babanë, motrat, vëllezërit, për të ngrënë drekë, pasi kemi ngrënë drekë ndodhi rasti unë patjetër,”-ka thënë ajo.

Në shpërthim i një bombole gazi ka ndodhur ditën e djeshme në restorantin “Steakhouse” në lagjen “Village” të Ferizajt. Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të plagosur 44 persona. Të gjithë të plagosurit janë klientë dhe pjesëtarë të stafit të restorantit ku ndodhi shpërthimi dhe ndodheshin brenda tij në ato momente.

(k.a./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni leonora beka shperthimi n ekosove leonora beka shperthimi n ekosove

Sondazh

Poll

Bota 6 Janar 2021, 07:39

SHBA– Spitalet në Los Angelos po mbipopullohen nga të sëmurët duke shënuar pothuajse 7,900 pacientë që janë të shtruar në spital me Covid-19. Por mbipopul...