Bota

Dialogu Kosovë-Serbi/ Presidenti Vuçiç: Deri në vitin 2022 s’e njohim, se di çfarë duhet të ndodhë që kjo të ndr

6 Janar 2021, 09:32 Nga DOSJA
Dialogu Kosovë-Serbi/ Presidenti Vuçiç: Deri në vitin

SERBI– Presidenti Aleksandër Vuçiç ka ritheksuar deklaratën e tij se derisa ai të jetë në krye të vendit, deri në zgjedhjet e vitit 2022, nuk do të ketë njohje të Kosovës dhe se ky qëndrim nuk do të ndryshojë.

“Unë nuk e di se çfarë duhet të ndodhë për të ndryshuar kjo. Ne bëmë më të mirën. Ndoqëm një politikë të zgjuar, e shpëtuam Serbinë nga konflikti, nuk shpëtuam heroikisht jetën e atyre që duan të qëndrojnë në Kosovë. Ne kemi investuar në mbijetesën e tyre, pa rrezikuar paqen. Unë njoh mijëra njerëz që mezi presin ndonjë konflikt të ri dhe do të gjenin arsye të panumërta pse do ta donin atë. Dhe nëse ata do të pyeteshin nëse vëllai ose fëmija i tyre do të ktheheshin në arkivol nesër, atëherë do të ishte ndryshe,”-ka thënë ai. 

Gjithashtu, ai ka thënë se Serbia është kujdesur që të mos hyjë në konflikt për shkak të politikës ndaj Kosovës, por sipas tij është e vështirë të flasësh me shqiptarët. Vuçiç, ka shtuar se Kosova si fillim i ka kërkuar njohjen e vendit dhe më vonë ka shtuar kërkesat, por sipas tij ai e ka bërë të qartë që nuk ka rënë dakord me kërkesën e parë.

“Ne ndoqëm një politikë të vështirë, politikën serbe, mbrojtëm interesat kombëtare dhe u kujdesëm që të mos hynim në një konflikt me të gjithë botën dhe të mos kishim ndonjë konflikt të armatosur. Jo sepse jemi më të dobët, por sepse nuk është e nevojshme. Serbia ka nevojë për zhvillim. E tëra që shihni është një fushatë në baza ditore kundër serbëve, Serbisë dhe presidentit të saj. Serbët do të ishin mirë nëse do ta njihnin pavarësinë e Kosovës, dhe vetëm një ditë më vonë filluan kërkesat për dëmet e luftës, dy ditë më vonë do të ishte kërkesa tjetër: pranoni që keni kryer gjenocid.  Dhe pastaj e shihni se jeni duke biseduar me njerëz që nuk duan t’ju bindin se ne mund të bëjmë diçka së bashku. Unë iu thashë atyre 100 herë se nuk isha i interesuar për këtë.  Çfarë fitoi Serbia nga kjo? Duhet të ketë një ndryshim të vetëdijes në udhëheqjen e tyre, ashtu si presioni nga Bashkimi Evropian që është i nevojshëm për të përmbushur atë që është nënshkruar edhe pse BE-ja është garantuesi”, tha Vuçiç.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucici dialogu kosove-serbi aleksander vucici dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll