Bota

Bilanci në botë/ Mbi 86 mln të infektuar dhe 1 mln të vdekur, Tokio shënon rekord infektimesh, vendi përgatitet për izoli

6 Janar 2021, 08:00 Nga DOSJA
Bilanci në botë/ Mbi 86 mln të infektuar dhe 1 mln të

BOTA-Shifra e të infektuarve me Covid-19 vazhdon të rritet, duke shënuar mbi 86 milionë persona, ndërkohë që kanë humbur jetën 1,876,803 njerëz dhe janë shëruar mbi 61 milionë të tjerë.

Shtetet e Bashkuara vazhdojë të renditen të parat me numrin më të lartë të infektimeve, ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar pozitiv me Covid-19 mbi 226,593 persona, duke e çuar numrin në total mbi 21 milionë. Ndërsa kanë humbur jetën mbi 3,543 njerëz dhe numri në total ka shkuar 365,664.

India renditet e dyta dhe ka shënuar një rritje të numrit të infektimit. Gjatë orëve të fundit numri i personave që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 është mbi 17,909 njerëz ku shifra në total ka shkuar 10.375,478. Shifra e viktimave është mbi 265, ndërsa në total që prej fillimit të pandemisë kanë ndërruar jetë 150,151 pacientë.

Për sa i përket Evropës, gjendja vazhdon të ngelet problematike. Pavarësisht se ka filluar shpërndarja e vaksinës, disa prej vendeve kanë shtrënguar masat izoluese.

Franca, renditet e gjashta në rang botëror për numrin më të lartë të infektimeve. Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë shënuar mbi 20,489 persona të infektuar dhe numri në total është 2,680,239. Ndërsa kanë ndërruar jetë mbi 420 pacientë dhe numri në total është 66,282.

Ndërsa, në Gjermani, numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 21,237, duke e çuar numrin në total 1,808,647, sipas të dhënat nga Instituti Robert Koch për sëmundjet infektive. Ndërsa, numri i vdekjeve është 1,198, dukë e çuar shifrën në total 37,180.

Meksika, është një nga vendet që ka shënuar numër të lartë infektimesh. Gjatë orëve të fundit në vend janë shënuar rreth 11,271 raste të reja me koronavirus dhe 1,065 vdekje. Meksika tani ka regjistruar pothuajse 1.47 milion raste dhe 128,822 vdekje në total. Rekordi më i lartë i infektimeve një-ditore ka qënë 12,511 raste, të shënuara në mes të muajit dhjetorit.

Tokio ka shënuar një rekord të rasteve të infektimeve. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1,500 persona pozitiv, ndërkohë që vendi po përgatitet për një izolim total. Në Japoni numri në total i infektimeve është 247,960 ndërsa kanë ndërruar jetë  3,655 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bilanci ne bote koronavirusi ne bote bilanci ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Bota 6 Janar 2021, 07:39

SHBA– Spitalet në Los Angelos po mbipopullohen nga të sëmurët duke shënuar pothuajse 7,900 pacientë që janë të shtruar në spital me Covid-19. Por mbipopul...

Bota 6 Janar 2021, 07:20

KOSOVË- 13 persona janë duke trajtuar në Qendrën Klinike Universitarë të Kosovës (QKUK)  plagët që kanë marrë nga shpërthimi i ndodhur ditën e djeshme në q...