Bota

Doza e dytë/ Shkencëtarët britanikë kritikojnë planin e qeverisë për shtyrjen e vaksinimit:I bazuar në supozime jo në s

6 Janar 2021, 08:25 Nga DOSJA
Doza e dytë/ Shkencëtarët britanikë kritikojnë planin e

BRITANIA E MADHE-Pesë shkencëtarë britanikë e kanë kritikuar planin e ri të qeverisë për të vonuar deri në 12 javë dhënien e dozave të dyta të vaksinave për Covdit-19, duke theksuar se intervalet e provuara për dozat nuk duhet të ndryshohen pa mbështetje ose prova të forta shkencore.

Në një shkrim opinion të botuar në Revistën Britanike të Mjekësisë BMJ, shkencëtarët kanë shkruar se plani bazohet në supozime dhe jo në prova shkencore ose të dhëna testimesh. Ata vunë gjithashtu në dyshim arsyetimin për zgjatjen e kohës ndërmjet dozave të para dhe të dyta.

“Këshilla e JCVI … për të vonuar dozën e dytë, duke e injektuar në një interval nga 4 në 12 javë nuk bazohet në të dhëna testimesh, por në një supozim për atë që mund të ndodhte nëse doza e dytë nuk do të jepej brenda 21 ditëve,” shkruajnë shkencëtarët.

“Supozimet mund të jenë të dobishme për ngritjen e një hipoteze, por ato nuk janë arsye e mjaftueshme për të ndryshuar regjimin e njohur të dozave,”– shtuan ata.

Komiteti Qeveritar për Vaksinat javën e kaluar propozoi ndryshimin e intervaleve të miratuara të dozimit duke zgjatur kohën deri në dozën e dytë përforcuese. Sipas arsyetimit të Komunitetit, vaksinimi i një numri më të madh njerëzisht me një dozë të vetme do të parandalojë më shumë vdekje dhe shtrime në spital sesa vaksinimi i një numri më të vogël njerëzish me dy doza. Britania aktualisht po përdor dy vaksina për COVID-19, njërën të kompanive Pfizer/BioNTech dhe një tjetër të AstraZeneca/Oxford  që të dyja të miratuara për përdorim emergjent.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britania e madhe vaksinimi ne britanin e madhe britania e madhe vaksinimi ne britanin e madhe

Sondazh

Poll

Bota 6 Janar 2021, 07:39

SHBA– Spitalet në Los Angelos po mbipopullohen nga të sëmurët duke shënuar pothuajse 7,900 pacientë që janë të shtruar në spital me Covid-19. Por mbipopul...

Bota 6 Janar 2021, 07:20

KOSOVË- 13 persona janë duke trajtuar në Qendrën Klinike Universitarë të Kosovës (QKUK)  plagët që kanë marrë nga shpërthimi i ndodhur ditën e djeshme në q...