Bota

Festa e Epifanisë/ Besimtarët ortodoksë kryejnë ritualet me maska dhe kontroll të rreptë policor

6 Janar 2021, 09:01 Nga DOSJA

GREQI– Qetësia relative mbizotëron sot jashtë kishave të Atikës, pasi pak qytetarë u mblodhën jashtë tempujve për Epifaninë. Në Dioqezën e Athinës , ku CNN Greece raportoi herët në mëngjes, pak besimtarë hynë në kishë për shërbesën hyjnore. Rreth orës 7:00, Kryepeshkopi Ieronymos mbërriti në Dioqezë. Në Selanik besimtarët filluan të mblidheshin jashtë tempujve në agim , në ditën e Epifanisë, në mënyrë që ata të hynin dhe të merrnin shenjtërimin.

Kujtojmë se ceremonia e Epifanisë është një nga festat më të celebruara nga besimtarët ortodoks në të gjithë botën, e cila shkaktoi jo pak debate në vendin fqinj pasi Kisha njoftoi pak ditë më parë që nuk do respektonte rregulloren e qeverisë në masat e marra kundër COVID dhe do të mbante ceremoninë si çdo vit. 

Në fund të shërbimit hyjnor, i cili sipas udhëzimeve të Kryepeshkopit Ieronymos për kishat e Atikës duhet të përfundojë në 8:30 të mëngjesit, kungimi i shenjtë do të shpërndahet në shishka. Pak më shumë duket se kanë qenë besimtarët që u mblodhën në Nea Smyrni herët në mëngjes. Imazhet nga Dioqeza e Pireut janë të ngjashme, ku njerëzit u mblodhën herët në mëngjes të Mërkurën për të parë shërbesën. Duket se të gjithë besimtarët mbajtën distancat e nevojshme dhe mbajtën maska ndërsa brenda tempujve nuk ka shumë njerëz.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni epifania ne greqi epifania ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 6 Janar 2021, 07:39

SHBA– Spitalet në Los Angelos po mbipopullohen nga të sëmurët duke shënuar pothuajse 7,900 pacientë që janë të shtruar në spital me Covid-19. Por mbipopul...