Bota

Zgjedhjet për Senatin në SHBA/ Demokratët kryesojnë me 36 mijë vota, republikanët fajësojnë Trump

6 Janar 2021, 07:33 Nga DOSJA
Zgjedhjet për Senatin në SHBA/ Demokratët kryesojnë me 36

SHBA-Vazhdon gara për zgjedhjen e kryesuesëve të Senatit të ri në Amerikë. Sipas TheGuardian, deri më tani duket më afër fitores janë demokratët. Raphael Wernock kryeson Kelly Loffler me rreth 36,000 vota, ndërsa Jon Ossoff vjen pas David Perdue me më pak se 1.000 vota dhe shumica e votave të pa numëruara janë në qarqet me prirje Demokratike.

Nëse demokratët mund të fitojnë të dy vendet, ata do të kontrollojnë Senatin, ndërsa zv.presidentja e zgjedhur Kamala Harris do të siguronte votën e 51-të nëse fitues do të dalin Warnock dhe Ossoff.

“Xhorxhia, unë jam i nderuar nga besimi që ju keni treguar tek unë. Po shkoj në Senat për të punuar për të gjithë ju,”-tha ai. Ndërsa, një zyrtar i lartë republikan në Xhorxhia, Gabriel Sterling, fajësoi Donald Trump për rezultatet jo në favor të tyre.

“Nëse Perdue dhe ose Loeffler humbin, atëherë faji për këtë do të bjerë plotësisht mbi supet e Presidentit Trump dhe veprimeve të tij që nga 3 nëntori,”-ka thënë ai.

Në Georgia, po zhvillohet gara e balotazhit që do të përcaktojë se kush do të drejtojë senatin në Shtetet e Bashkuara, demokratët apo republikanët, pasi në zgjedhjet e 3 nëntorit asnjë nga senatorët nuk arriti të sigurojë shumicën.

Nëse republikanët fitojnë ata mund të bllokojnë qëllimet legjislative të Bidenit dhe të emëruarit në gjyqësor, nëse demokratët fitojnë Biden do të ketë kontroll të plotë në Dhomën e Përfaqësuesve, Senatin dhe Shtëpinë e Bardhë duke lehtësuar ndjeshëm vendimmarrjet e tij.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota david perdue jon ossoff raphael warnock shab zgjedhjet e senatit ne shba david perdue jon ossoff raphael warnock shab zgjedhjet e senatit ne shba

Sondazh

Poll

Bota 6 Janar 2021, 07:20

KOSOVË- 13 persona janë duke trajtuar në Qendrën Klinike Universitarë të Kosovës (QKUK)  plagët që kanë marrë nga shpërthimi i ndodhur ditën e djeshme në q...