Bota

6 Janar 2021, 07:39 Nga DOSJA

SHBA– Spitalet në Los Angelos po mbipopullohen nga të sëmurët duke shënuar pothuajse 7,900 pacientë që janë të shtruar në spital me Covid-19. Por mbipopullimi i spitaleve me të sëmurët COVID, ka penalizuar të tjerët që të marrin trajtimin mjekësor.

Sipas CNN, ekipeve të ndihmës së shpejtë në LA County u është dhënë urdhëri që të mos marrin më pacientë që vuajnë nga zemra, dhe që nuk kanë shumë mundësi që të mbijetojnë në spital.

“Ky urdhër që është lëshuar nga shërbimet mjekësore të urgjencës së qarkut me të vërtetë është shumë specifik për pacientët, p.sh. ata që pësojnë infarkt dhe nuk rikthehen dot në jetë që në terren. Ata pacientë kanë një normë shumë të ulët mbijetese dhe do të jetë e kotë që të transportohen në spital,“- tha Dr. Jeffrey Smith.

Pra nëse pacienti nuk ka shenja të frymëmarrjes ose puls, ndihma e parë do të përpiqet të ringjallë pacientin për të paktën 20 minuta. Nëse pacienti është i stabilizuar gjatë asaj kohe, ata do të dërgohen në një spital në të kundërtën do të mbahet në shtëpi derisa të ndërrojë jetë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne la los angelos shba spital koronavirusi ne la los angelos shba spital

Sondazh

Poll

Bota 6 Janar 2021, 07:20

KOSOVË- 13 persona janë duke trajtuar në Qendrën Klinike Universitarë të Kosovës (QKUK)  plagët që kanë marrë nga shpërthimi i ndodhur ditën e djeshme në q...