Bota

Shpërthimi në Ferizaj, Kryetari i Komunës: Do bëjmë përpjekje maksimalë që të lënduarit të trajtohen në Turqi

5 Janar 2021, 20:21 Nga DOSJA
Shpërthimi në Ferizaj, Kryetari i Komunës: Do bëjmë

KOSOVË- Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka dhënë një lajm të mirë për personat që janë lënduar nga shpërthimi i bombolës në restorant. Në një postim në Facebook ai ka shkruar se do të bëjnë përpjekje maksimale që personat me shkallë djege të lartë do t’i dërgojë në Turqi për kurim.

Më tej ai tha se të gjithë qytetarët në Kosovë janë  zemërthyer nga ngjarja e ndodhur por do bëjnë të pamundurën për të kapërcyer këtë plagë dhe për të rinisur me këmbë të mbarë vitin 2021. Ndër të tjera ai ka falenderuar edhe të gjithë shërbimet emergjente që u morrën me situatën dhe parandaluan zgjerimin e tragjedisë.

Postimi i plotë:

“Po bëjmë përpjekje maksimale që për të lënduarit në gjendje më të rëndë, ta lehtësojmë procedurën për shërim në Republikën e Turqisë, sipas rekomandimeve të mjekëve, pas vendosjes së kontakteve nga Komuna e Ferizajt bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë, Shërbimin Spitalor Klinik-Universitar të Kosovës dhe kërkesës tonë pranë Ambasadës së Turqisë në Kosovë. Zemërthyer e të tronditur jemi sot, jo vetëm ne ferizajasit, nga vala e zjarrit e shpërthimi i fuqishëm që lëndoi dhjetëra qytetarë. Ferizaj do ta kapërcej edhe këtë plagë që nisi vitin. Të gjithë jemi me lutjet tona për shërimin e të lënduarve dhe pranë familjeve të tyre.I jashtëzakonshëm ishte edhe reagimi i mjekëve e infermierëve ferizajas dhe stafit teknik nga komunat fqinje, Policisë së Kosovës, zjarrfikësve, solidarizimi i bizneseve me këtë fatkeqësi e qytetarëve të rastit që me reagimin e shpejtë, parandaluan zgjerimin e tragjedisë,” ka shkruar ai.

Shpërthimi ndodhi mesditën e sotme dhe la pas 44 të plagosur. 11 prej tyre janë në gjendje të rëndë, ndërkohë që mësohet se mes të plagosurve ka edhe fëmijë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni agim aliu shperthim ne kosove agim aliu shperthim ne kosove

Sondazh

Poll