Bota

Shëmbet shkëmbi në Bolzani, shkatërron 3/4 e hotelit, pronari: Fatmirësisht nuk kishte persona

5 Janar 2021, 20:04 Nga DOSJA
Shëmbet shkëmbi në Bolzani, shkatërron 3/4 e hotelit,

ITALI- Shëmbja e një shkëmbi në qytetin e Bolzanos në Itali ka bërë që të shkatërrohet një hotel. Lajmin e ka bërë të ditur mediat italiane të cilat shkruajnë se shkak për rrëshkitjen e masivit shkëmbor janë bërë rreshjet masive të shiut dhe temperaturat nën zero.

Hoteli që është shkatërruar është “Eberle” në veri të qytetit të Bolzanos. Deri tani nuk janë raportuar asnjë viktimë dhe as të lënduar pasi hoteli që u shemb ishte io mbyllur për shkak të masave anti-Covid.

Në lidhje me shëmbjen e hotelit ka reaguar edhe pronari i tij, Frana all’Eberle, i cili tha se 3/4 e hotelit janë shkatërruar por sidoqoftë nuk është lënduar asnjë person pasi ishin të mbyllur.

 “Tre të katërtat e hotelit janë shkatërruar, për fat që ishim mbyllur”, tha ai.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota frana all’eberle shembet shkembi ne itali frana all’eberle shembet shkembi ne itali

Sondazh

Poll