Bota

U jepte fëmijëve ëmbëlsira prej mishit të të vdekurve/ Gjyshja ‘monstër’ ndërron jetë nga Covid-19 në burg në Rus

5 Janar 2021, 19:55 Nga DOSJA
U jepte fëmijëve ëmbëlsira prej mishit të të

RUSI– Një e moshuar në Rusi e njohur ndryshe si “gjyshja monstër”, e cila u jepte fëmijëve ëmblësira të bëra nga mishi i njerëzve të vdekur, ka ndërruar jetë  nga Covid-19 në burg.

81 vjeçarja Sofia Zhukova, akuzohet për masakrimin e shtatë-vjeçares Anastasia Alexeenko, koka e prerë e së cilës u gjet në 2005, si dhe për një seri vrasjesh makabre, shkruan ‘Daily Mail.

Ajo akuzohet gjithashtu për vrasjen dhe copëtimin e trupit të një 52-vjeçari pastrues rrugësh dhe një roje në qytetin rus të Khabarovsk, si dhe për vrasjen e një mikeshës së saj 77 vjeçare.

Zhukova u infektua me Covid-19 gjatë qëndrimit në burg dhe vdiq më 29 dhjetor pasi ishte zhvendosur në spital. Në një prej seancave gjyqësore u tha se vrasësja kishte marrë peng një vajzë të vogël dhe e kishte mbajtur për tre javë në shtëpi. Më pas fëmija u vra, një ditë para se koka e saj e prerë të gjendej pranë apartamentit të  Zhukovas.

Fqinjët e saj kanë treguar se ajo i kthente viktimat e saj në ushqim, dhe ua ofronte fëmijëve.

Në fqinje e saj tha: “Ne na dukej e çuditshme që ajo, megjithse nuk ishte e sjellshme, gjente kohën për të gatuar për fëmijët e lagjes.”

Fëmijët e lagjes kishin gjetur një krah të prerë njeriu në koshat e plehrave, ndërsa pjesa tjetër e mbetjeve të tij ishin flakur në qese plastike. Edhe pse me gjithë këto vrasje macabre, COVID e mori  plakën monstër pa vuajtur dënimin e mërituar.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gjyshja monster kthente viktimat ne ushqim sofia zhukova akuzohet per nje seri vrasjesh gjyshja monster kthente viktimat ne ushqim sofia zhukova akuzohet per nje seri vrasjesh

Sondazh

Poll