Bota

Shpërthimi në Ferizaj/ Vjosa Osmani: Është shumë e trishtueshme, lutemi për shëndetin e të lënduarve

5 Janar 2021, 19:34 Nga DOSJA
Shpërthimi në Ferizaj/ Vjosa Osmani: Është shumë e

KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas shpërthimit të bombolës në qytetin e Ferizajt. Në një postim në Facebook ajo ka thënë se ngjarja që ka ndodhur është e trishtueshme dhe se lutet për shëndetin e të plagosurve. Më poshtë ajo tha se shpresojnë që ngjarje të tilla mos të ndodhin më dhe se po lutet që mos të ketë viktima.

Postimi i plotë:

E trishtueshme ngjarja në Ferizaj në këtë fillimvit. E tronditur nga lajmi për shpërthimin e fuqishëm të pasditës në një nga restaurantet në këtë qytet. Në këto momente lutemi për shëndetin e të lënduarve dhe jemi pranë familjarëve të tyre. Duke u lutur që të mos ketë viktima, shpresojmë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

Shpërthimi ndodhi mesditën e sotme dhe la pas 44 të plagosur. 11 prej tyre janë në gjendje të rëndë, ndërkohë që mësohet se mes të plagosurve ka edhe fëmijë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni shperthim ne kosove vjosa osmani shperthim ne kosove vjosa osmani

Sondazh

Poll