Bota

“I shesin vaksinat 150-180 dollarë”/ Agjencitë hetuese zbulojnë raste të mashtrimit online për shitjen e vaksin

5 Janar 2021, 19:11 Nga DOSJA
“I shesin vaksinat 150-180 dollarë”/ Agjencitë hetuese

SHBA– Ndërsa miliona njerëz po presin për të marrë dozat e vaksinave anti-COVID, disa mashtrues janë duke përdorur platformat online për të ‘joshur’ qytetarët me pretendimin se shesin vaksinat.

Këto platforma online mashtrojnë qytetarët me doza të rreme vaksinash, kundrejt një çmimi prej 150 apo 180 dollarësh, raporton Reuters.

Sipas zyrtarëve të qeverisë evropiane dhe amerikane, mashtrimet e vaksinave COVID-19 janë gjithmonë e më shumë në rritje, kështu që qytetarët duhet të mos bien pre e këtyre mashtrimeve. Edhe agjencitë hetuese kanë paralajmëruar se në internet po mundohen të vjedhin  para apo të dhëna personale nga konsumatorët që bien pre e kurtheve lidhur me vaksinat.

Në një program të quajtur ‘Telegram’ janë gjendur 7 oferta të ndryshme rreth pretendimeve për shitjen e vaksinave.

Një mashtrues pretendonte se shiste vaksina nga Moderna apo kompanitë Pfizer dhe BionTech me një çmim nga 150 deri në 180 dollarë, si dhe nga AstraZeneca ku vaksinës anticovid i ishte vënë një çmim më i ulët prej 110 dollarësh.

FBI-ja amerikane, Interpoli dhe agjenci të tjera kanë paralajmëruar qytetarët të jenë të kujdesshëm nga qarkullimi i skemave online, të cilat mundohen të reklamojnë apo të shesin medikamente kundër COVID-19, që mund të jenë të rresikshme.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mashtrimi per vaksinat anti-covid mashtrimi per vaksinat anti-covid

Sondazh

Poll