Bota

Përmbytet Bolivia, lumenjtë dalin nga shtrati pas stuhisë së breshërit, katër persona kanë humbur jetën deri tani   

5 Janar 2021, 19:10 Nga DOSJA
Përmbytet Bolivia, lumenjtë dalin nga shtrati pas stuhisë së

BOLIVI- Një stuhi e madhe breshëri ka bërë që Bolivia të përmbytet. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se stuhia ka zgjatur për rreth 30 minuta dhe ka bërë që i gjithë qyteti i Sucre të përmbytet pas daljes së lumenjëve nga shtrati.

Uji në qytetin e Sucres ka marrë përpara çdo gjë që ka pasur në rrugë duke përfshirë makinat autobuzët dhe të gjitha tezgat që përdoren për shitje. Zona më e prekur në qytetin Sucre është pjesa e tregut ku të gjitha gjërat që ndodheshin atje i ka marrë rryma ne vete.

Deri tani janë raportuar katër persona që kanë humbur jetën, ndërsa 6 të tjerë janë të zhdukur. Nga personat që janë zhdukur 3 prej tyre janë fëmijë, ndërsa numri i të lënduarve ka shkuar në shtatë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota permbytje ne bolivi sucre permbytje ne bolivi sucre

Sondazh

Poll