Sport

FIFA bllokoi merkaton e Tiranës, klubi bardheblu del me reagim zyrtar: Theksojmë se nuk bëhet fjalë për…

5 Janar 2021, 19:08 Nga DOSJA
FIFA bllokoi merkaton e Tiranës, klubi bardheblu del me reagim zyrtar:

TIRANË-FIFA bllokoi merkaton e Tiranës, pikërisht një ditë pasi Partizani fitoi të drejtën të lirohej nga vendimi i institucionit që drejton futbollin botëror. Një goditje e papritur për 25 herë kampionët që janë gjetur krejtësisht të papërgatitur në këtë situatë të krijuar.

Ndaj edhe bardheblutë duket se kushtëzohen jo pak, ndonësë në klub kanë dal me një reagim zyrtar dhe sipas tyre, po bëjnë të pamundurën që merkato të zhbllokohet. Tirana kishte akord me Taulant Seferin që tashmë mbetet pezull, ashtu si edhe akordi me qendërmbrojtësin 20 vjeçar Jocelyn Behiratche. Disa orë më vonë klubi bardheblu ka reaguar.

Klubi I Futbollit Tirana njofton se po punon në zbardhjen e cështjes së bllokimit të merkatos. Pavarësisht lajmeve që…

Posted by KF Tirana on E martë, 5 Janar 2021

REAGIMI I TIRANËS

“Klubi i Futbollit Tirana njofton se po punon në zbardhjen e Çështjes së bllokimit të merkatos. Pavarësisht lajmeve që qarkullojnë, theksojmë se nuk bëhet fjalë për asnjë borxh të prapambetur. KF Tirana sqaron se bëhet fjalë për një Çështje në të cilën klubi ka qënë palë e tretë. Ky lajm u bë i ditur ditën e sotme dhe klubi vijon të mbetet në bisedime me zyrtarë të FIFA-s për të zgjidhur këtë cështje.  Nënvizojmë se për cdo të re apo përditësim njoftimet do të dalin vetëm nga faqja zyrtare e klubit.”

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fifa tirana fifa tirana

Sondazh

Poll