Bota

Misteri i zhdukjes së vajzës shqiptare në Greqi, dyshohet se po mbahet peng nga dy të huaj

5 Janar 2021, 15:25 Nga DOSJA
Misteri i zhdukjes së vajzës shqiptare në Greqi, dyshohet se po

GREQI – Vazhdon të mbetet mister zhdukja e 19-vjecares shqiptare në Greqi e cila u largua nga shtëpia për një intervistë pune duke mos u kthyer më.

Nga zhvillimet e fundit duket se ka dëshmi se Artemisa, po mbahet peng në një vend specific diku në qendër të Athinës, nga dy burra që thuhet se janë të huaj. Të gjitha indikacionet janë se ka një rrëmbim të organizuar.

Sipas informacionit nga Newsbomb.gr, një aksion i Policisë pritet të zhvillohet brenda ditës në disa zona të Athinës, ku, sipas dëshmive, po mbahet Artemisa.

Përveç kësaj, Z. Dougas, avokati i familjes së Artemisës, pretendon se ka pasur ndryshime në pamjen e saj fizike, ndërsa në të njëjtën kohë ai apelon se nëse dikush ka informacionin më të vogël të kontaktoj policinë.

“Unë i bëj thirrje të gjithëve dhe unë dhe familja e saj, kushdo që ka informacionin më të vogël në lidhje me zhdukjen e saj, të kontaktoj policinë direkt, madje edhe në mënyrë anonime”– thotë z. Dougas.

Sipas prindërve të Artemisës, gjurmët e vajzës së tyre u zhdukën më 16 tetor nga Koropi. Duke u larguar nga shtëpia, ajo informoi prindërit e saj se do të jepte një intervistë për një punë në një dyqan lodrash të njohur. Prindërit ishin të qetë se vajza e tyre do të shkonte atje, por sipas hetimeve të policisë, Artemisa nuk mbërriti kurrë atje dhe hetimi është përqëndruar në rrethin e saj miqësor.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni zhdukja e 19 vjeçares zhdukja e 19 vjeçares

Sondazh

Poll