Politike

Aleatët e PD thirrje presidentit Meta: Ul në dialog Ramën dhe Bashën, duhet zgjidhje për krizën politike

29 Prill 2019, 09:20 Nga DOSJA
Aleatët e PD thirrje presidentit Meta: Ul në dialog Ramën dhe

TIRANË– Aleatët e PD-së, pa PDIU-në e Shpëtim Idrizit, në një konferencë për shtyp kanë kërkuar ndryshim të Kushtetutës dhe thuajse të gjitha institucioneve qeverisëse në vend.

Ata kanë paraqitur 12 pika, ku në të parën aleatët kërkojnë nga presidenti Ilir Meta krijimin e një mundësie për dialog mes Bashës dhe Ramës për krizën politike në vend. Ndër pikat e tjera, aleatët kërkojnë përcaktimin e një date për zgjedhjet lokale dhe parlamentare, me një qeverisje tranzitore me dakortësi politike.

Në 12 kërkesat aleatët kanë kërkuar që t’u bëhet testi i drogës, presidentit, kryeministrit dhe deputetëve. Gjatë konferencës për shtyp, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu u shpreh në takimin që do të zhvillojnë nesër me presidentin Meta do të kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndërsa kreu i LZHK-së, Shehi u shpreh se s’ka zgjedhje në qershor dhe se Ramën nuk e pranojmë si kryeministër.

Po ashtu aleatët e Bashës i kërkojnë tryezës së Presidentit vlerësimin e procedimit penal nga ana e Prokurorisë të dosjeve të bëra publike nga media për manipulimin e zgjedhjeve.

Duke ngritur shqetësimin për mosfunksionim e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, aleatët kërkojnë krijimin e një sistemi parlamentar me dy dhoma, Senat dhe dhomë e përfaqësuesve. Senati të marrë një pjesë të funksioneve të Gjykatës së Lartë, dhe pjesën tjetër të funksioneve të kësaj gjykate, t’i marrë Gjykata e Lartë.

J.V & A.S /Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aleatët e pd-së fatmir mediu thirrja per meten zgjedhjet lokale 2019 aleatët e pd-së fatmir mediu thirrja per meten zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll