SHQIPËRI– 1210 viktima, 23 mijë e 522 të infektuar aktivë dhe 35 mijë e 551 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shëndetësisë gjatë raportimit të 24 orëve të fundit ka bërë me dije se ndryshe nga ditët e fundit, shifrat kanë njohur rritje dhe sot janë shënuar 11 viktima.
11 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 4 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Puka, të moshave 44-84 vjeç nuk e kanë fituar dot betejën me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3424 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 660 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 241 raste në Tiranë, 44 në Sarandë, 36 në Durrës, 29 në Lezhë, 28 në Lushnje, 26 në Vlorë, 21 në Fier, 17 në Shkodër, nga 16 raste në Kurbin, Elbasan, nga 15 raste në Kavajë, Dibër, 14 në Kuçovë, 12 në Korçë, nga 10 raste në Kukës, Mat, Delvinë, 8 në Gramsh, nga 7 raste në Berat, Mallakastër, Cerrik, 6 në Has, nga 5 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Pogradec, Krujë, 4 në Gjirokastër, nga 3 raste në Pukë, Kamëz, Përmet, Selenicë, Malësi e Madhe, Peqin, Shijak, Poliçan, nga 2 raste në Mirditë, Tepelenë, Belsh, Himarë, Klos, Patos, nga 1 rast në Tropojë, Ura Vajgurore, Divjakë, Prrenjas, Skrapar.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 287 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 555 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 35,551 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet. Mbajtja e detyrueshme e maskës, ruajtja e higjienës personale dhe distancës fizike janë mjetet që secili ka në dorë për të mbajtur larg virusin e rrezikshëm. Duke ju informuar se nga sot kufizimi i levizjes, i aktiviteteve të bareve dhe restoranteve rikthehet në orën 22:00, Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën, por të zbatojnë me përpikmëri rregullat për frenimin e përhapjes së COVID19.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.
Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40. Gjithashtu në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.
COVID-19 – Statistika (05 Janar 2021) Raste të reja ditore 660 Të shëruar në 24 orë 555 Të shtruar në spitale 287 Humbje jete në 24 orë 11 Testime ditore 3,424
Testime totale 272,807 Raste pozitive 60,283 Raste të shëruara 35,551 Raste Aktive 23,522 Humbje jete 1210
TIRANË- Policia e Shtetit bën me dije se në 5 ditët e para të vitit 2021 janë gjobitur 1183 qytetarë që nuk kanë zbatuar masat për parandalimin e përhapjes...
DURRËS– Dy persona kanë rënë në pranga pasi janë kapuir me 12 mijë euro lëndë eksplozive. Dosja.al ka mësuar se Bajram Nezir Bajraktari, 42 vje&ccedi...
ELBASAN- Dalin pamjet nga momenti i arrestimit të 45-vjeçarit, Arjan Ruvina nga banesa e tij në qytetin e Elbasanit. Teksa është vënë në pranga, ai shoqë...
TIRANË– Detaje të reja kanë dalë në dritë ditën e sotme për ngjarjen e rëndë që ndodhi më 31 dhjetor 2020 në Astir ku Përparim Ademi vrau dy motrat Z...
TIRANË– Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë përditësimin e situatës në Valbonë, ku vetëm një natë para vitit të ri linja me gjatësi 50 ...
ELBASAN– Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mesditën e sotme qytetin e Elbasanit. 45-vjeçari Arjan Ruvina (Minella) qëlloi tre herë me armë zjarri n...
BERAT– Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e quajtur ‘Rruga e Burgut’. Në aksident janë përfshirë një motor dhe një mjet.Nga kjo përplasje ka ma...
TIRANË-Gjatë persona janë ndëshkuar me masë administrative 700.00 lekësh pasi kanë shkelur vetëkarantinimin 14-ditor pasi ishin kthyer nga Britania e Madhe...
PËRMET– Detaje të reja bëhen me dije nga gjetja e dy të miturave të zhdukura që më 1 janar nga shtëpitë e tyre në Tiranë. Dy të miturat janë gjetur në një ...