Aktualitet

‘Ça do, për ça merr në telefon, si e ke hallin?’/ Zbardhet biseda mes Përparimit dhe Kristinës, një ditë par

5 Janar 2021, 13:15 Nga DOSJA
‘Ça do, për ça merr në telefon, si e ke

TIRANË– Detaje të reja kanë dalë në dritë ditën e sotme për ngjarjen e rëndë që ndodhi më 31 dhjetor 2020 në Astir ku Përparim Ademi vrau dy motrat Zhaneta dhe Kristinën.

Emisioni “Shqipëria Live” i cili ka dy ditë që po zbardh detaje nga kjo ngjarje, ka publikuar disa përgjime bisedash telefonike, mes të cilave edhe një bisedë mes Kristinës dhe Përprimit, pak ditë para vrasjes.

Në pergjim Përparimi i kërkon Kristinës ta takojë dhe të flasë me të, por kjo e fundit e refuzon, duke i thënë që nuk do të flasë në asnjë mënyrë me të.

PERGJIMI:

Kristina: Ça do, për ça merr në telefon, si e ke hallin?
Përparimi: Mirmëngjes
Kristina: Gjes Gjess, hë ça ka?
Përparimi: Po ça do ketë, të pashë që ishe zgjuar e të mora

Kristina: E ça do ti?
Përparimi: Dua të flas 2 minuta me ty dhe asgjë tjetër
Kristina: Absolutisht, as edhe një gjë
Përparimi: Dy minuta, jo në shtëpi

Kristina: Jo fare
Përparimi: Po dua të flas me ty mi Vera, po pse nuk pranon, ku të duash ti, afër shtëpisë
Kristina: Ore nuk dua fare, fare

Përparimi: Mirë, mirë, do që të flasim në mesanger
Kristina: Hape pak mesanger-in ça ke me më thënë

Ngjarja e rëndë tronditi Shqipërinë më 31 dhjetor 2020. Përparim Ademi vrau me armë zjarri dy motrat, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani në banesën e tyre në Astir, në sytë e Anxhelos, djalit 14-vjeçar të Zhanetës. Dje, familjarët e viktimave treguan se Zhaneta dhe Krishtina kanë bërë fëmijë me Përparimin dhe i kanë shitur ata në Selanik. Vëllai dhe motra tjetër e dy viktimave treguan për dhunën që Ademi kishte ushtruar mbi ta për vite me radhë. Ndërsa e shoqja e Përparimit, Vjollca i ka hedhur poshtë akuzat dhe sqaron se familja e viktimave do të marrë vilën e tyre, dhe për këtë shkak ngre akuza të pabazuara.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet përparim ademi vrasja ne astir zhaneta metani përparim ademi vrasja ne astir zhaneta metani

Sondazh

Poll