Aktualitet

Arratisja e Rigers Lalës nga Komisariati nr.1 në Tiranë/ SHÇBA procedon 7 punonjës policie për shpërdorim detyre

5 Janar 2021, 13:55 Nga DOSJA
Arratisja e Rigers Lalës nga Komisariati nr.1 në Tiranë/

TIRANË – SHÇBA ka proceduar shtatë punonjës policie të cilët dyshohen për neglizhencë në momentin kur Rigers Lala u arratis nga komisariati numër 1 në kryeqytet.

Falë pamjeve filmike, deklarimeve të marra punonjësve të Policisë, si dhe pas komunikimit me prokurorin e Prokurorisë Tiranë, SHÇBA ka proceduar pesë inspektorë dhe dy komisarë.

Ata dyshohet se kanë shkelur procedurat standarde të punës të vendosura për rastet e shoqërimit të të arrestuarve/ndaluarve nga Dhomat e Izolimit në ambiente të tjera, duke mos zbatuar me korrektësi dhe duke sjellë si pasojë largimin e Lalës.

NJOFTIMI I SHÇBA:

Drejtoria Rajonale e SHÇBA-së Tiranë ka kryer veprimet e para hetimore në lidhje me ngjarjen e datës 4 janar, ku shtetasi R.L., 30 vjeç, i arrestuar në flagrancë për armëmbajtje pa leje, në shoqërim e sipër nga Patrulla u largua nga ambientet e Komisariatit Nr. 1, teksa po kryheshin procedurat për marrjen e gjurmëve të gishtave.

Dje në mëngjes, Rigers Lala u arratis nga Komisariati nr.1 ku ndodhej i arrestuar që prej dy ditësh pasi u kap nga efektivët e njësisë “Shigjetat”, teksa po lëvizte i armatosur. Në momentin kur do të dërgohej për të marrë shenjat e gishtave, 30-vjeçari ka mundur t’iu shmanget efektivëve të komisariatit 1., dhe të largohej në mënyrë të dyshimtë nga ambientet e komisariatit. Gjykata e Tiranës caktoi dje masën e sigurisë “arrest me burg në mungesë”, për të riun, i cili do të përballet para ligjit edhe për arratisjen nga Policia.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arratiset rigers lala shcba procedon 7 police arratiset rigers lala shcba procedon 7 police

Sondazh

Poll