Aktualitet

Qëlloi në ajër pas sherrit në familje, prangoset 45-vjeçari në Elbasan, autori kallashnikovin e kishte hedhur tek fqinji

5 Janar 2021, 12:58 Nga DOSJA
Qëlloi në ajër pas sherrit në familje, prangoset

ELBASAN– Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mesditën e sotme qytetin e Elbasanit. 45-vjeçari Arjan Ruvina (Minella) qëlloi tre herë me armë zjarri në ajër pas një sherri në familje.

Ishin banorët e zonës, ata që telefonuan Policinë e Shtetit duke dhënë alarmin për një përplasje me armë zjarri. Me të marrë njoftimin, efektivët mbërritën në lagjen “Kongresi i Elbasanit” por nuk gjetën gëzhoja dhe asnjë shenjë tjetër për të treguar se në zonë kishte pasur përplasje siç u njoftuar.

Fillimisht u dyshua se bëhej fjalë për alarm të rremë por më pas, pasi krehën zonën, efektivët zbuluan sherrin që kishte ndodhur në familjen Ruvina, që kishte “detyruar” kryefamiljarin që qëllonte në ajër me kallashnikov. Në momentin që efektivët kishin hyrë në banesë për kontroll, 45-vjeçari e kishte hedhur armën tek fqinji duke zhdukur të gjitha gjurmët, megjithatë nuk ia ka hedhur dot pa përfunduar në pranga.

Ai u prangos dhe është nisur për në Komisariatin e Elbasanit, ku edhe po merret në pyetje lidhur me ngjarjen. Ndërkohë që ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur brenda familjes dhe cili ishte motivi i përplasjes së ndodhur. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arjan ruvina arrestohet arjan ruvina elbasan te shtena me arme ne elbasan arjan ruvina arrestohet arjan ruvina elbasan te shtena me arme ne elbasan

Sondazh

Poll