Aktualitet

Dëbora prishi linjën 50 km në Valbonë, punime në terren, OSSH: Situata drejt normalizimit

5 Janar 2021, 13:03 Nga DOSJA

TIRANË– Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë përditësimin e situatës në Valbonë, ku vetëm një natë para vitit të ri linja me gjatësi 50 km pësoi defekt të rëndë duke lënë pa energji elektrike gjithë zonën. Deri më tani është bërë me dije se grupet e avarisë së OSSH Kukës, kanë pastruar aksin e linjës përmes fadromave dhe bënë të mundur vendosjen e 15 shtyllave të reja dhe të gjitha traversat që u dëmtuan nga stuhia e borës. Ndërkohë që aktualisht janë pa vendosur dhe 5 shtylla beton arme. 

“Sot linja është vendosur pjesërisht në punë dhe pa energji elektrike ka mbetur segmenti i fundit i linjës së Valbonës, konkretisht 20 subjekte private dhe 20 abonentë familjarë.
Në terren vijon puna nga punonjësit e OSSH Kukës dhe brenda ditës së nesërme do të riparohet avaria në të gjithë linjën e Valbonës,“-shkruhet në njoftim. 

 

 

NJOFTIMI I PLOTË:

Për shkak të motit të keq me stuhi bore, në datën 30 dhjetor linja e Valbonës me gjatësi 50 km pësoi defekt të rëndë, si pasojë e dëmtimit të mbi 30 traversave, thyerjes dhe daljes jashtë përdorimit të 20 shtyllave elektrike. Nga ana e drejtorisë rajonale të OSSH Kukës, u morën menjëherë masat për ngritjen e brigadave të avarisë për riparimin e defektit duke bërë që linja të rivendoset në punë brenda pak orësh. Por sërish në mbrëmjen e datës 30 dhjetor, linja pësoi defekt për shkak të dëmtimit dhe të dy kabinave ajrore, si pasojë e djegies së transformatorëve dhe pajisjeve të tjera. Nga ana e OSSH Kukës, puna ka vijuar intensivisht dhe në ditët e para të vitit të ri duke eliminuar pothuajse të gjitha dëmtimet që pësoi linja e Valbonës. Ndonëse linja shtrihej në terren malor dhe rruga ishte e pakalueshme si pasojë e trashësisë së dëborës, grupet e avarisë së OSSH Kukës, kanë pastruar aksin e linjës përmes fadromave dhe bënë të mundur vendosjen e 15 shtyllave të reja dhe të gjitha traversat që u dëmtuan nga stuhia e borës. Aktualisht janë pa vendosur dhe 5 shtylla beton arme. Po gjatë kësaj periudhe u rindërtuan nga e para 2 kabinat ajrore, ku u vendosën transformatorët e rinj dhe pajisjet e reja. Sot linja është vendosur pjesërisht në punë dhe pa energji elektrike ka mbetur segmenti i fundit i linjës së Valbonës, konkretisht 20 subjejkte private dhe 20 abonentë familjarë. Në terren vijon puna nga punonjësit e OSSH Kukës dhe brenda ditës së nesërme do të riparohet avaria në të gjithë linjën e Valbonës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ossh kukës tirane ossh kukës tirane

Sondazh

Poll