Marrin zyrtarisht detyrën dy ministrat e rinj/ Xhaçka kritikon indirekt Cakajn: Unë s’do të shpik rrotën por radhët nëp
TIRANË– Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi kanë marrë sot zyrtarisht detyrën e re. Në një ceremoni të thjeshtë, që në orën 08:00 të mëngjesit, shefi i qeverisë, Edi Rama, njëherazi edhe ish-ministër i Jashtëm, i dorëzoi detyrën Olta Xhaçkës, e cila u shpreh optimiste për detyrën e re dhe të vështirë që iu caktua. Por, Xhaçka nuk e la pa kritikuar indirekt Cakajn kur fjala e saj ceku problematikat e institucionit që drejtohet prej saj. Edhe pse e pranoi që nuk do të kishte nevojë për të nisur punë nga e para, sërish nuk la pa përmendur skenat dhe pamjet nga radhët në ambasadat shqiptare në Greqi, të cilat sipas saj nuk do të përsëriten, duke premtuar edhe reformim të konsullatave.
Ndërsa kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij, shtoi se për shkak të kufizimit të të drejtave në ushtrimin e detyrës në krye të OSBE-së mund të shkaktonte keqkuptime tek partnerët e huaj, duke shtuar se ndjehej i lehtësuar që tashmë detyrën ia kishte deleguar ish-ministres së Mbrojtjes. I pranishëm në këtë takim ishte edhe ish-ministri i deleguar Gent Cakaj, i cili tha se do të vijonte angazhimet e tij në Shqipëri, por nuk dha detaje se me çfarë do të merrej.
Me të mbaruar tek Ministria e Jashtme, ministres së re iu desh të shkonte sërish tek Ministria e Mbrojtjes, aty ku në orën 10:00 e priste kolegu socialist, Niko Peleshi për të marrë detyrën. Ceremonia e kalimit të detyrës u zhvilluapërballë ambienteve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të pranishëm ishin Forcat e Armatosura dhe zyrtarë të Ministrisë. Xhaçka nisi fjalën e saj duke iu drejtuar Peleshit me fjalën ‘mik’ e duke i thënë se në këtë post nuk ka qetësi pasi nuk ka aspak kohë. Ndërsa Niko Peleshi në fjalën e parë si Ministër i Mbrojtjes u shpreh se një rëndësi të vecantë do t’i kushtojë edukimit të Forcave të Armatosura. Ai tha se baza e Kuçovës është një ngjarje me rëndësi të veçantë, që do të kërkojë angazhim maksimal.
(F.G/DOSJA.AL)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Largimi i shqiptarëve/ Basha i përgjigjet Ramës: Edhe sot fajëson të tjerët për dështimet e tij, duhet të largohet që
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pasi ky e fundit e cilësoi “të vjetër”, raportin e OECD, ku ...
ANALIZA: Marrëveshja e detit me Greqinë, Ditmir Bushati: Shqipëria në Hagë duhet të këmbëngulë për të adresuar të gj
TIRANË– Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka analizuar çështjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë, që prej kohës së komunizimit në Shqipëri dh...
Shqipërisë po i ikin ‘kokat’, Rama se beson: Raporti ka të dhënat e 5-6 viteve më parë, Meta e përdor, çfarë degrad
TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si të ‘vjetër’ raportin e publikuar nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, e cila vuri alarmin l...
Shqipërisë po i ikin ‘intelektualët’, Meta bën thirrjen: Një tjetër rekord i zi! Të bashkohemi e të marrim në dorë
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka komentuar lajmin lidhur me largimin nga Shqipëria të “intelektualëve” për një të ardhme më të mirë jashtë vendit. Me anë të...
Niko Peleshi merr detyrën si Ministër i Mbrojtjes: Përulem para ushtarakëve që dhanë jetën, ka filluar dialogu me NATO-n,
TIRANË– Olta Xhaçka i ka dorëzuar detyrën e Ministrisë së Mbrojtjes Niko Peleshit. Ceremonia i zhvillua në orën 10:00 në ambientet para Ministrisë s...
‘I nderuar miku im Niko..’/ Xhaçka i dorëzon detyrën Peleshit: Në këtë post nuk ke fare kohë, duhet të shfrytëzosh
TIRANË–Ministrja Olta Xhaçka i ka dorëzuar detyrën e Ministrisë së Mbrojtjes Niko Peleshit. Gjatë fjalës së saj Xhaçka iu drejtua Peleshit në...
Sa është pasuria e Presidentit? Ilir Meta: Eshtë publike dhe e verifikueshme. Paratë, interesi i fundit për mua
TIRANË– Gazetari Blendi Fevziu e pyeti ditën e djeshme Presidentin Ilir Meta sesa është pasuria e tij dhe si e ka marrëdhënien me paranë.Meta e ka konsider...
Rama dhe Cakaj dorëzojnë detyrën tek Xhaçka/ Cakaj: Jo vetëm një paraardhës politik, por mbështetësi më i madh i saj
TIRANË– Kryeministri dhe Ministri i i jashtëm, Edi Rama, së bashku me Ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i dorëzuan sot...