Politike

Largimi i shqiptarëve/ Basha i përgjigjet Ramës: Edhe sot fajëson të tjerët për dështimet e tij, duhet të largohet që

5 Janar 2021, 10:57 Nga DOSJA
Largimi i shqiptarëve/ Basha i përgjigjet Ramës: Edhe sot

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pasi ky e fundit e cilësoi “të vjetër”, raportin e OECD, ku Shqipëria rezultonte e 4-ta në botë, për emigracionin e personave me aftësi të larta në punë, dhe e 8-a për largimin e intelektualëve. Kryedemokrati thotë se ‘Rama mundohet që të fajësojë të tjerët për dështimet e tij’, ndërsa shton se e vetmja rrugë është largimi i tij me votë. 

POSTIMI I LULZIM BASHËS:

Edhe sot Rama u përpoq të fajësojë të tjerët për dështimet e tij. Largimi masiv i shqiptarëve është një nga dështimet më të mëdha të Ramës. Shqipëria po humb një brez të tërë prej largimeve masive të 8 viteve të fundit.Rama duhet të largohet që vendi të shpëtojë nga kjo katastrofë.

Por si nisi debati ku u përfshi  edhe kryedemokrati Lulzim Basha? 

Ditën e sotme, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) në një raport të vitit 2020 konstatoi se Shqipëria renditej e katërta në botë për rritjen në normën e emigracionit të personave me aftësi të larta në punë për periudhën 2000/2001 deri në 2015/2016. Presidenti Ilir Meta e komentoi i pari lajmin dhe tha se Shqipërisë po i largohen intelektualët dhe ky është një lajm i zi, që shqiptarët duhet t’i përgjigjen me votë më 25 prill. Ndërsa kryeministri Edi Rama iu përgjigj menjëherë Metës, duke sqaruar se raporti sipas tij ishte i vjetër, dhe se kreu i shtetit po e përdorte për të bërë politikë me të.

LAJMI KRYESOR: Shqipërisë po i ikin ‘intelektualët’! Raporti i OEDC-së ‘trazon’ politikën/ Meta thirrje: Bashkohuni me votë, i përgjigjet Rama: Janë të dhëna të vjetra. Ndërhyn dhe Basha: Të largohet qeveria

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta lulzim basha raporti i oedc edi rama ilir meta lulzim basha raporti i oedc

Sondazh

Poll

Politike 5 Janar 2021, 08:21

TIRANË– Olta Xhacka i ka kaluar detyrën si Ministre e Mbrojtjes Niko Peleshit. Ceremonia e kalimit të detyrës u zhvillua në orën 10:00 përballë ambienteve ...