Politike

5 Janar 2021, 08:21 Nga DOSJA

TIRANË– Olta Xhacka i ka kaluar detyrën si Ministre e Mbrojtjes Niko Peleshit. Ceremonia e kalimit të detyrës u zhvillua në orën 10:00 përballë ambienteve të Ministrisë së Mbrojtjes. Të pranishëm ishin forcat e armatosura dhe zyrtarë të Ministrisë.

Xhaçka nisi fjalën e saj duke iu drejtuar Peleshit me fjalën ‘mik’ e duke i thënë se në këtë post nuk ka qetësi pasi nuk ka aspak kohë. Ish-ministrja e Mbrojtjes, kujtoi kohën kur erdhi në këtë post 3 ose 4 vite më parë duke shtuar se donte që të niste punën sa më parë por iu ishte thënë që ta merrte më shtruar pasi kishte kohë. Ndër të tjera ish-ministrja nuk harroi të falenderonte të gjithë bashkëpuntorët e saj në këtë rrugëtim.

Niko Peleshi në fjalën e parë si Ministër i Mbrojtjes u shpreh se një rëndësi të vecantë do t’i kushtojë edukimit të Forcave të Armatosura. Ai tha se baza e Kuçovës është një ngjarje me rëndësi të veçantë, që do të kërkojë angazhim maksimal. Ndërsa për bazën e Pashalimanit, Peleshi tha se ka filluar dialogu me NATO-n.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike niko peleshi merr detyren olta xhacka dorezon detyren niko peleshi merr detyren olta xhacka dorezon detyren

Sondazh

Poll