Politike

Sa është pasuria e Presidentit? Ilir Meta: Eshtë publike dhe e verifikueshme. Paratë, interesi i fundit për mua

5 Janar 2021, 08:33 Nga DOSJA
Sa është pasuria e Presidentit? Ilir Meta: Eshtë publike dhe e

TIRANË– Gazetari Blendi Fevziu e pyeti ditën e djeshme Presidentin Ilir Meta sesa është pasuria e tij dhe si e ka marrëdhënien me paranë.

Meta e ka konsideruar absurde pyetjen nëse ka përfituar ekonomikisht nga postet që ka mbajtur, teksa ka shtuar se vendimet e tij në funksionet publike që ka patur janë transparente dhe të verifikueshme.

Meta ka vijuar më tej duke thënë se marrëdhënien me paranë e ka të largët, dhe kurrë në shtëpi nuk është marrë me menaxhimin e tyre.

Gazetari: Çfarë raporti keni me paratë?

Presidenti Meta: Është një raport tepër i largët, për arsye sepse unë asnjëherë në shtëpi nuk kam bërë pazare dhe nuk para merrem me menaxhimin.

Gazetari: Nuk flas për lekët e xhepit, po flas për pasurinë në përgjithësi.
Presidenti Meta: Në përgjithësi dhe tërësi, unë jam një njeri që ky mund të jetë interesi i fundit, për atë detyrim që njeriu ka ndaj familjes.

Gazetari: A keni përfituar po e quaj ekonomikisht dhe financiarisht nga postet që keni pasur?
Presidenti Meta: Është pyetja më absurde që mund të bëhet në rastin tim.

Për arsye se, të gjitha aktet dhe vendimet e mia kanë qenë publike, lehtësisht të kontrollueshme dhe verifikueshme.

Gazetari: Padyshim komente ka sa të duash.

Presidenti Meta: Nuk shqetësohem fare për komentet.

MARRE NGA TVKLAN

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta pasuria e ilir metes ilir meta pasuria e ilir metes

Sondazh

Poll