Politike

Shqipërisë po i ikin ‘kokat’, Rama se beson: Raporti ka të dhënat e 5-6 viteve më parë, Meta e përdor, çfarë degrad

5 Janar 2021, 10:31 Nga DOSJA
Shqipërisë po i ikin ‘kokat’, Rama se beson: Raporti ka

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si të ‘vjetër’ raportin e publikuar nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, e cila vuri alarmin lidhur me largimin e intelektualëve nga Shqipëria. Artikulli mori vëmendjen e kreut të shtetit, ndaj edhe Rama iu kundërpërgjigj menjëherë duke e akuzuar se po e përdorte për të bërë politikë kundër qeverisë së tij. 

Në reagimin e tij, ndër të tjera numri një i qeverisë shkruan se propaganda për largimin e shqiptarëve nga vendi ishte një degradim i ‘lojës politike’ nga ana e kundërshtarëve të tij. 

“Propaganda me largimet e shqiptarëve është një shëmti e madhe, që tregon karakterin e natyrën e vërtetë të opozitarëve tanë! A thua se Iliri, Saliu apo Luli e Monika nuk ishin në pushtet me vite të tëra dhe po këta do t’i kthejnë shqiptarët nga rruga, me kallamin e tyre magjik! Por një raport me të dhënat e 5-6 viteve më parë, i përdorur për politikë kundër qeverisë sot nga Presidenti i Republikës, është fiks argumenti pse shqiptarët në 25 prill duhet ta shqelmojnë jashtë organizmit politik të Shqipërisë ndërmarrjen private të LSI-së! Çfarë degradimi!,”-shkruan Rama. 

Ditën e sotme, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) në një raport të vitit 2020 konstatoi se Shqipëria renditej e katërta në botë për rritjen në normën e emigracionit të personave me aftësi të larta në punë për periudhën 2000/2001 deri në 2015/2016. Presidenti Ilir Meta e komentoi i pari lajmin dhe tha se Shqipërisë po i largohen intelektualët dhe ky është një lajm i zi, që shqiptarët duhet t’i përgjigjen me votë më 25 prill. Ndërsa kryeministri Edi Rama iu përgjigj menjëherë Metës, duke sqaruar se raporti sipas tij ishte i vjetër, dhe se kreu i shtetit po e përdorte për të bërë politikë me të.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama oecd raporti i oecd edi rama oecd raporti i oecd

Sondazh

Poll

Politike 5 Janar 2021, 08:21

TIRANË– Olta Xhacka i ka kaluar detyrën si Ministre e Mbrojtjes Niko Peleshit. Ceremonia e kalimit të detyrës u zhvillua në orën 10:00 përballë ambienteve ...