Politike

5 Janar 2021, 11:20 Nga DOSJA

TIRANË– Raporti i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) lidhur me largimin e shqiptarëve nga vendi, ka trazuar ujrat në politikën shqiptare. Në raportin e vitit 2020, OECD konstatoi se Shqipëria renditej e katërta në botë për rritjen në normën e emigracionit të personave me aftësi të larta në punë, të dhëna këto që kanë alarmuar presidentin e vendit, Ilir Metën. 

Menjëherë pas publikimit të lajmit me të dhënat zyrtare, ai e ka cilësuar raportin si një rekord të zi për vendin, duke bërë fajtore për largimin e ‘ajkës’ se vendit qeverinë. Sipas Metës, zgjedhjet parlamentare që ai i cilëson si ‘referendumi i 25 prillit’, do të jenë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë, duke bërë thirrje për bashkim. Në fund, kreu i shtetit u kërkoi qytetarëve që të marrin në dorë fatet e tyre në mënyrë që të mos largohen nga vendi por ta ndërtojnë në Shqipëri të ardhmen e tyre. 

Nuk vonoi shumë dhe deklaratës së presidenti iu përgjigj edhe vetë kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se të dhënat ishin të vjetra dhe se ‘tema’ e largimit të shqiptarëve po përdorej nga kundërshtarët e tij politikë kundër qeverisë. Duke u shfajsuar për largimin e shqiptarëve, Rama shtoi se as të tjerë para tij, nuk e kishin ndaluar fenomenin e emigracionit, duke mos harruar për të bërë edhe njëherë thirrje kundër Lëvizjes Socialiste për Intregim.

Në debat mes Metës dhe Ramës, u përfshi edhe kryedemokrati Lulzim Basha. Numri një i Partisë Demokratike shkroi se kreu i qeverisë mundohet që të fajësojë të tjerët për dështimet e tij, duke bërë edhe ai apelin e tij politik në fund të deklaratës. Si kandidat i ardhshëm për kryeministër, Basha shtoi se për ecjen para të vendit, e vetmja rrugë është largimi i tij me votë. 

Por çfarë përmbante artikulli i publikuar që ‘nxehu’ politikën shqiptare?

Ditën e sotme, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) në një raport të vitit 2020 konstatoi se Shqipëria renditej e katërta në botë për rritjen në normën e emigracionit të personave me aftësi të larta në punë për periudhën 2000/2001 deri në 2015/2016. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta lulzim basha raporti i oecd edi rama ilir meta lulzim basha raporti i oecd

Sondazh

Poll

Politike 5 Janar 2021, 08:21

TIRANË– Olta Xhacka i ka kaluar detyrën si Ministre e Mbrojtjes Niko Peleshit. Ceremonia e kalimit të detyrës u zhvillua në orën 10:00 përballë ambienteve ...