Bota

Autoritetet në Meksikë aprovojnë përdorimin e vaksinës anti-Covid AstraZeneca, qeveria: Shpërndarja do të fillojë së sh

5 Janar 2021, 08:25 Nga DOSJA
Autoritetet në Meksikë aprovojnë përdorimin e vaksinës

MEKSIKË– Komiteti Federal për Mbrojtjen nga Rreziqet Shëndetësore(Coferpris) në Meksikë ka miratuar përdorimin emergjentë të vaksinës anti-Covid të zhvilluar nga kompania farmaceutike britanike AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit. Lajmi u konfirmua nga zëvendës Ministri i Shëndetësisë Hugo Lopez Gatel dhe Ministri i Jashtëm Marcelo Ebrard.

Komisioni autorizoi përdorimin urgjent të vaksinës AstraZeneca kundër SARS-CoV-2,”-ka thënë Lopez Gatell.

Ndërsa, nga tjetër, Embrard ka thënë se përdorimi i vaksinës në Meksikë do të filloj së shpejti.

 “Shpërndarja e vaksinës do të filloj së shpejti në Meksikë,“-ka thënë ai.

Përdorimi vaksinës AstraZeneca, deri më tani është aprovuar nga Mbretëria e Bashkuar , Argjentina dhe India .

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota hugo lopez gatel marcelo ebrard meksike hugo lopez gatel marcelo ebrard meksike

Sondazh

Poll

Bota 5 Janar 2021, 07:43

Opinion/ Fitore e pjesshme për Julian Assange

Duket thuajse si një mrekulli. Pas një gjykimi kryesisht të padrejtë, gjyqtarja Vanessa Baraitser në Londër refuzoi të ekstradojë themeluesin e WikiLeaks Julian...