Aktualitet

Aksidentoi një këmbësor ndërsa tjetri drejtonte makinën në gjendje të dehur! Kapen dy persona në Durrës, bien në prang

5 Janar 2021, 07:48 Nga DOSJA
Aksidentoi një këmbësor ndërsa tjetri drejtonte makinën

DURRËS– Dy shoferë kanë rënë në pranga të policisë së Durrësit Policia e Durrësit, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Njëri prej tyre raportohet se ka qenë i dehur në timon, ndërsa tjetri ka aksidentuar një këmbësor.

NJOFTIMI I POLICISË:

Arrestohen në flagrancë 2 drejtues mjetesh. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit: I., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur. P., 38 vjeç, banues në Krujë, pasi në fshatin Larushk, Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale N. M., 58 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy shofere ne durres arrestohen dy shofere ne durres

Sondazh

Poll