Bota

Gjendet e vdekur në vaskë stjuardesa 23 vjeçare, arrestohen 11 persona për vrasjen dhe përdhunim

4 Janar 2021, 19:37 Nga DOSJA
Gjendet e vdekur në vaskë stjuardesa 23 vjeçare, arrestohen 11

FILIPINE– Një stjuardesë 23 vjeçare është gjendur e vdekur në vaskën e një hoteli ku ajo po qëndronte me miqtë e saj për të festuar Vitin e Ri. Policia ka ngritur akuza kundër një grupi prej 11 personash të cilët ishin në të njëjtën festë me të.

Christine Angelica Dacera, 23 vjeç, ishte pa ndjenja në një vaskë të zbrazët të një dhome hoteli ku ajo dhe miqtë e saj po festonin natën e Vitit të Ri. Christine u dërgua me urgjencë në spital nga tre miq dhe stafi i hotelit pasi e gjetën atë pa ndjenja në vaskë, u shpall më vonë e vdekur pasi u dërgua në spital në qytetin Filipinas.

Shefi i policisë së qytetit Makati, koloneli Harold Depositar zbuloi se 11 burra ishin akuzuar pasi kishin qenë me Christine në kohën e vdekjes së saj. Grupi është akuzuar për përdhunim pasi gjatë hetimin u gjetën  spermatozoidë në organet gjenitale të saj.Trupi i saj ishte gjithashtu i mbuluar me mavijosje dhe gërvishtje raporton daily star.

Instagrami i saj, me emrin xtinedacera tregon se ajo postoi për herë të fundit një javë më parë në 28 Dhjetor, mbështetur në dyert e një aeroplani të veshur me uniformë.

Ajo shkruante: – “Fluturimi i fundit për këtë vit ferri”.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota stjuardesa e vdekur stjuardesa e vdekur

Sondazh

Poll