Bota

Shkak rritja e rasteve me Covid-19/ Skocia futet në ”Lock-Down”, shkollat mbyllen deri në shkurt

4 Janar 2021, 16:30 Nga DOSJA
Shkak rritja e rasteve me Covid-19/ Skocia futet në

SKOCI- Ditën e sotme Skocia është futur sërish në ”Lock-Down” për shkak të rritjes së rasteve nga COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministrja Nicola Sturgeon, e cila ka njoftuar dhe për masat e reja. Në bazë të vendimit që është marrë për të parandaluar sëmundjen vdekjeprurëse, është vendosur mbyllja e shkollave deri në shkurt si dhe dalja nga banesat të qytetarëve vetëm për nevoja emergjente e të domosdoshme.

Sipas saj këto masa janë sakrifica që duhen bërë për shkak se duhet mbrojtur stafi shëndetësor dhe vetë popullsia prej COVID-19.

Nga ana tjetër Skocia deri më tani ka vaksinuar 100 mijë banorë me dozat e para teksa deri në fund të janarit pret të marrë edhe 900 mijë. Kryeministrja ka garantuar se deri në fund të pranverës do të vaksinohen 2.5 milionë skocezë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota izolohet skocia izolohet skocia

Sondazh

Poll