Bota

FOTO/Aksident i rëndë në Kosovë, përplasen dy automjete, plagosen shtatë persona

4 Janar 2021, 13:57 Nga DOSJA
FOTO/Aksident i rëndë në Kosovë, përplasen dy

KOSOVË-Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Dollc të Klinës. Sipas mediave të Kosovës, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë shtatë persona janë plagosur.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë, për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë ditur që katër nga të plagosurit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa tre të tjerët me dëmtime më të lehta janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë.

“Sot rreth orës 12:19 Policia është njoftuar për një aksident në fshatin Dollc. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një kombi dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit, automjetet janë përfshirë nga zjarri. Si pasojë e aksidentit, shtatë persona kanë marrë lëndime trupore. Katër nga ta kanë lëndime më të rënda dhe janë dërguar në Ëmergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës, ndërkaq tre të tjerët me lëndime më të lehta janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë”, ka deklaruar Gashi.

Ndërkohë, po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aksident në kosovë kosove aksident në kosovë kosove

Sondazh

Poll

Bota 4 Janar 2021, 11:43

SHBA-Aktorja Julia Roberts, e cila është konsideruar dekadave të fundit, si aktorja më e bukur, ka deklaruar se nuk ka bërë asnjëherë botox dhe se nuk ka ndërme...