Bota

Ritchie Torres zëvëndëson kongresmenin Eliot Engel, Ministrja Haradinaj: Miqtë e Kosovës po shtohen

4 Janar 2021, 12:40 Nga DOSJA
Ritchie Torres zëvëndëson kongresmenin Eliot Engel, Ministrja

KOSOVË– Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka uruar për detyrën e re kongresmenin Ritiche Torres, i cili do të zëvendësojë kongresmenin Eliot Engel, që u largua pas 32 viteve nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara.

Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj shkruan se Torres pajtohet që drejtësia duhet të kërkohet dhe sigurohet për të gjitha viktimat e luftës gjenocidale e të spastrimit etnik të Millosheviqit në Kosovë, përfshirë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, raporton arbresh.info

Postimi i plotë:

MIQTË E KOSOVËS NË AMERIKË PO SHTOHEN. Përderisa Kosova e falënderon përzemërisht Kongresmenin Amerikan Eliot Engel për miqësinë dhe mbrojtjen e fuqishme të të drejtave dhe aspiratës sonë për Kosovë të lirë, sovrane dhe të pavarur – që sot po përfundon punën e tij 32 vjeçare në Kongresin amerikan, njëkohësisht urojmë për detyrën e re që do të marrë ditën e sotme, kongresmenin z. Ritchie Torres.

Kisha nderin që verën e kaluar të takohem me kongresmenin Torres, përfaqësues i distriktit kongresional të 15-të (The Bronx), New York, në Dhomën e Përfaqësuesve.

Z. Torres pajtohet që drejtësia duhet të kërkohet dhe sigurohet për të gjitha viktimat e luftës gjenocidale e të spastrimit etnik të Millosheviqit në Kosovë, përfshirë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, si dhe për vëllezërit Bytyqi, që si shtetas Amerikan u ekzekutuan si pengje të luftës nga forcat paramilitare të Serbisë.

Bashkëbisedimi me të për rrugëtimin e tij të jashtëzakonshëm në politikën amerikane, si dhe për inkurajimin e madh e lidhjen e fortë me aktivistin e shquar të çështjes sonë kombëtare z.Harry Bajraktari, janë shpresë e madhe se miqtë e Kosovës në Amerikë nuk do të zvogëlohen asnjëherë, ashtu siç duan e shpresojnë kundërshtarët e Kosovës.

Përkundrazi! Miqësia jonë përditë po forcohet e thellohet”, shkruan ministrja.

Eliot Engel u largua nga Kongresi në SHBA, pas 32 vjetëve karrierë. Ai njihet si miku më i mirë i shqiptarëve për vetë rolin e tij vendimtar për Çlirimin dhe Pavarësinë e Kosovës, bombardimet e NATO-s ndaj serbëve dhe parandalimin e një genocidi në masë. Kosova ka emëruar një rrugë dhe një autostradë për nder të Engelit dhe madje, ka lëshuar një pullë postare me fotografinë e tij.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora kongresmeni i ri ritiche torres largohet nga kongresi eliot engel kongresmeni i ri ritiche torres largohet nga kongresi eliot engel

Sondazh

Poll

Bota 4 Janar 2021, 11:43

SHBA-Aktorja Julia Roberts, e cila është konsideruar dekadave të fundit, si aktorja më e bukur, ka deklaruar se nuk ka bërë asnjëherë botox dhe se nuk ka ndërme...