Bota

Fluks shqiptarësh në Zvicër pas festave, autoritetet bëjnë thirrje: T’i bëhen testet e shpejta atyre që vinë

4 Janar 2021, 13:28 Nga DOSJA
Fluks shqiptarësh në Zvicër pas festave, autoritetet

ZVICËR– Shqiptarët emigrantë të Kosovës që kaluan festat e fundvitit në vendlindje, janë kthyer sërish në Zvicër, duke krijuar fluks të lartë udhëtimesh.

Autoritet zviceriane shprehen se shumë prej tyre mund të jenë infektuar me koronavirus në festat familjare, shkruajnë mediat vendase.

Në Zvicër, rregullat gjatë ditëve të pushimit ishin të rrepta. Vetëm një maksimum prej dhjetë personash lejohen të takohen, restorantet qëndruan të mbyllura dhe takimet në hapësirat publike ishin të kufizuata.

Vetëm më 2 janar në një aeroport të Zvicrës  zbarkuan gati 50 aeroplanë nga kryeqyteti i Kosovës, ndërsa më 3 janar kishte 25 aeroplanë. Në këto kushte, bëhet thirrje për teste të shpejta për të kthyerit nga Kosova

Këshilltarja Kombëtare, Sandra Sollberger, e cila punon në komitetin e menaxhimit të partisë SVP, ka kërkuar teste të menjëhershme të shpejta për të kthyerit.

Njerëzit kthehen nga festat e tyre familjare nga një vend që ka nivele shumë të larta të rasteve me koronavirus”, tha ajo. 

Që prej fillimit të pandemisë, Zvicra numëron 461,961 raste me Covid-19 dhe 7,825 vdekje.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni masat e covid ne zvicer shqiptaret drejt zvicres masat e covid ne zvicer shqiptaret drejt zvicres

Sondazh

Poll

Bota 4 Janar 2021, 11:43

SHBA-Aktorja Julia Roberts, e cila është konsideruar dekadave të fundit, si aktorja më e bukur, ka deklaruar se nuk ka bërë asnjëherë botox dhe se nuk ka ndërme...