Bota

Ivica Daçiç bën deklaratë të fortë: S’do lejojmë që Bosnja dhe Hercegovina ta njohë Kosovën

4 Janar 2021, 12:59 Nga DOSJA
Ivica Daçiç bën deklaratë të fortë: S’do

SERBI-Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç ka bërë një deklaratë të fortë, ditën e sotme, ku ka thënë se nuk do të lejojë që të hiqet Republika Srpska nga Bosnja dhe Hercegovina. Gjithashtu, ka shtuar se nuk do të lejojë që Bosnja dhe Hercegovina të njohë Kosovën.

“Ne nuk mund të lejojmë dikë të sfidojë Republika Srpska, të kërkojë heqjen e saj, ose të kërkojmë që të njohë pavarësinë e Kosovës. Ne nuk e kemi toleruar atë deri më tani, dhe nuk do ta bëjmë as në të ardhmen,”- ka thënë Daçiç në një intervistë për Srna.

Daçiç, shpesh ka bërë deklarata të tilla. Gjithashtu, kur mbante postin e ministrit të Jashtëm ka bërë përpjekje që të ndalojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ivica dacic serbi ivica dacic serbi

Sondazh

Poll

Bota 4 Janar 2021, 11:43

SHBA-Aktorja Julia Roberts, e cila është konsideruar dekadave të fundit, si aktorja më e bukur, ka deklaruar se nuk ka bërë asnjëherë botox dhe se nuk ka ndërme...